Gazetari investigativ, Artan Hoxha, të hënën në darkë, deklaroi në lidhje me vrasjen e 42-vjeçarit Alket Muho në Memaliaj se nuk përjashtohet mundësia e të qenit informator i uniformave blu, duke hedhur dyshime rreth versionit zyrtar të Policisë së Shtetit.
Hoxha jep detaje për vrasjen në Memaliaj, konteston policinë
Hoxha tha se për rastin konkret, askush nuk mund të thotë se ai ishte apo nuk ishte informator i policisë, pasi nuk mund të ketë qenë informator me bordero, por mund t’a ketë informuar policinë.
Sipas tij, i ati i Alket Muhos është shprehur se nga ai dëgjova: Ç’bëni kështu more djema, kjo është shprehja që ka thënë ai para se të dëgjohej breshëria e kallashnikovit.