Prej tre ditësh qyteti i Korçës ka qënë në qendër të vëmendjes për takimin dypalësh mes dy ministrave të jashtëm shqiptar dhe atij grek. Ky ka qenë hoteli që mbajti të ngujuar 3 ditë ministrat Bushati dhe Kotzias.
Të ngjashme mund të lexoni:
Në murin e lartë rrethues të hotelit privat dy delegacionet zyrtare kanë biseduar çështje të rëndësishme pikërisht në tryezën që shihni edhe në foto.

Një axhendë tepër sekrete nga dy delegacionet dhe jashtë vëmendjes së medias u diskutuan në takimin dypalësh.

Pas përfundimit të takimit nuk u dha asnjë deklaratë zyrtare ndërsa rreth orës 12:20 delegacioni grek u nis drejt Athinës nëpërmjet pikës së kalimit kufitar të Kapshticës.
Ledjona Xheladinaj
21.01.2018