Hoteli i akullit, i cili ndodhet pranë liqenit Balea në malet Fagaras është duke u ndërtuar çdo vit nga blloqet e akullit dhe dëbora.
Konstruksioni ka filluar nga fundi i nëntorit, kur temperaturat filluan të bien dhe të lejojnë ndërtuesit që të fillojnë punën.
Mendohet që hoteli të hapet më 23 dhjetor.
Sipas përfaqësuesit të njësisë turistike, Daniel Corbu, vendasit, së bashku me turistët kanë rezervuar nga një dhomë në hotelin special, citon Syri.
Ndërsa pjesa më e madhe e turistëve janë britanikë. Ky hotel do ketë 14 dhoma këtë vit dhe një dhomë dyshe, e cila kushton 100 euro për një natë.
Ky hotel i famshëm akulli në Rumani është i vetmi i këtij lloji në Europën juglindore dhe janë rezervuar 60% e dhomave.