Ndikimi i jashtëm do jetë shumë i madh gjatë kësaj dite dhe kjo gjë ka për të sjellë probleme të vazhdueshme. Ka rrezik që problemet në çift të thellohen edhe më shumë. Do keni mosmarrëveshje të njëpasnjëshme me partnerin tuaj dhe do ndiheni keq.
Ju beqarët do gjendeni ndërmjet dy zgjedhjesh të vështira dhe nuk do dini çfarë hapash të hidhni.
Mirë është t’ua vini veshin këshillave të miqve besnikë. Puna do ecë më së miri, madje pritet edhe ndonjë rritje page. Shefat do kenë më tepër besim tek ju. Në planin financiar do bëni të pamundurën që të ruani ekuilibrin.