Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   2 vite më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   2 vite më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   2 vite më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   2 vite më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   2 vite më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   2 vite më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   2 vite më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   2 vite më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   2 vite më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   2 vite më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   2 vite më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   2 vite më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   2 vite më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   2 vite më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KRYESORE»Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2017

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2017

4 vite më parë Komento

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2017

Të ngjashme mund të lexoni:
•Horoskopi MUJOR/ Zonja Meri zbulon shenjat më me fat për muajin Nëntor
•Shpirti juaj binjak në shtrat për çdo shenjë horoskopi

Horoskopi i Susan Miller për muajin nëntor 2017

Dashi

Sapo keni hyrë në një super muaj, fokusi kryesor i të cilit do të jenë paratë.  Jupiteri, planeti i fatit të mirë, sapo ka hyrë në shenjën e Akrepit dhe në shtëpinë tuaj të 8-të, atë të financave. Në fillim të nëntorit, Jupiteri do të vazhdojë të drejtohet pranë Diellit- dhe ky është një lajm i shkëlqyer për ju. Kjo përkthehet në shuma të mëdha parash, të cilat do të vijnë bashkë me hënën e plotë në Akrep.  Kjo do të ndodhë në 4 nëntor ose në 4 ditët pasuese pas hënës së plotë.

Nga mënyra se si gjërat do të shkojnë do të vëreni një ngritje në detyrë e cila do të shoqërohet me rritje rroge apo një shpërblim goxha të mirë.

Aq me fat do të jetë ky muaj përsa i përket anës financiare sa do t’ju lindë dëshira për të provuar shansin me një biletë lotarie, aty rreth datës 13 nëntor.

Ndoshta do të ndjeni nevojën e një bashkëpunëtori, agjenti apo partneri në biznes për të siguruar suksesin tuaj. Jo gjithnjë do të bini dakord me të, por nëse punoni bashkë do të jeni shumë produktivë. Përpiquni të diskutoni me qetësi mendimet tuaja dhe mos lejoni që ndryshimet të çojnë drejt konflikteve të kota.

Karriera po ecën shkëlqyeshëm dhe zhvillimet që ju presin do të jenë surprizuese. Urani është në shenjën tuaj gjithashtu, për herë të parë në jetën tuaj dhe do të zhvendoset drejt Demit në maj të 2018-ës.

Sapo Saturni të zhvendoset në shenjën e Shigjetarit, ju do të kaloni disa momente shumë speciale. Po bëheni gati për të marrë përgjegjësi të reja në karrierë dhe këtë do ta shihni të realizuar në fillim të Janarit. Mundësitë për të eksperimentuar janë aty për ju dhe është koha perfekte për të krijuar projekte të reja.

Përsa i përket dashurisë, nëse jeni duke dalë, apo po prisni të takoni dikë këtë muaj, romanca do të jetë e ngrohtë dhe shumë pasionante. Me shumë gjasa kjo do të ndodhë gjatë kësaj fundjave, më 4 nëntor. Nëse jeni në një lidhje, kohën perfekte në çift do ta gjeni nga data 7 deri në fund të muajit.

Një tjetër kohë në të cilën do të përjetoni çaste të veçanta me personin e zemrës do të jenë fundjava e datave 11-12 nëntor.

Nëse jeni vetëm dhe po kërkoni të njihni dikë, 16 nëntori është data perfekte për këtë. Në këtë ditë, Afërdita do t’i japë një sinjal Neptunit dhe bashkë do të bëjnë një kërcim dashurie që do të reflektohet kaq bukur tek ju!

Demi

Urgjenca për të organizuar gjithë energjitë tuaja do të jetë shumë e fortë gjatë këtij muaji. Nëse jeni gati për martesë, duket sikur të gjithë pjesët e puzzle-it do të shkojnë në vendin e tyre dhe në horizont shihet një propozim. Sapo të caktohet data, gjithë kohën do t’ja kushtoni blerjes së unazave.

Nëse jeni aktualisht e martuar, do të dëgjoni lajme shumë të mira për prosperitetin e partnerit tuaj. Kjo përkthehet gjithashtu në më shumë të ardhura për familjen, me të cilat do të plotësoni ato që keni dashur gjithnjë. Mund të mendoni për të blerë një shtëpi apo të organizoni një udhëtim jashtë vendit.

Nëse në planet tuaja nuk është një martesë, mund ta përdorni fatin e këtij muaji për bashkëpunime të rëndësishme biznesi. Për shembull mund të punësoni një agjent të punojë për ju. Nëse jeni vetë ju agjenti do të shihni që keni ecur shumë dhe talenti juaj me siguri do të shpërblehet.

Do të keni mbështetjen e të gjithëve dhe karriera juaj do të shkëlqejë. Afërdita, Jupiteri, hëna  e re dhe Diellit do të mblidhen në sektorin tuaj të partneritetit më 18 nëntor dhe jeni gati për të mbledhur gjithë forcat për ndryshim.

Marsi do të qëndrojë në sektorin tuaj të punës deri më 9 dhjetor. Pas kësaj do të keni gjithë kohën e botës për të shijuar pushimet.

Mund të keni probleme me dërgesat ose doganat që kështu bëni kujdes. Gjatë datave 17 deri në 20 nëntor shmangni udhëtimet jashtë vendit.

Karriera juaj do të shkojë shumë mirë përgjatë gjithë vitit. Saturni dhe Urani do pozicionohen si asnjëherë më parë dhe do t’i ndjeni përfitimet e kësaj gjatë gjithë nëntorit. Studimet jashtë vendit, udhëtimet, media dhe ligji janë të gjitha aspekte prej të cilave do të përfitoni shumë.

Për miqtë do të gjeni gjithashtu kohë, sapo Neptuni të vendoset në vijë të drejtë në 22 nëntor. Nëse e keni pasur të vështirë të organizoni një takim me ta, ky nuk do të jetë më një problem. Do t’ja kaloni shumë mirë. I dashur Dem, thuajeni tani nëse e keni vërtetë në mendje martesën? Sepse nëse jeni duke dalë me dikë që e doni, ky celebrim është i sigurtë.

Binjaket

Mendja juaj do të jetë  e përqendruar tek gjithë puna që keni për të bërë dhe keni të drejtë.  Detyrat që ju janë ngarkuar do të vendosin në punë imagjinatën tuaj dhe nëse ia dilni mbanë, jo vetëm që do të shpërbleheni monetarisht, por gjithashtu në Janar  do të merrni një tjetër status. Jupiteri sapo ka hyrë në sektorin tuaj të punës, duke jua bërë ambientin në të cilin punoni shumë më të gëzueshëm.

Në fillim të nëntorit, Jupiteri i fatit të mirë do të pozicionohet pranë Diellit, kështu që do të paguheni shumë mirë. Të gjitha këto duket se i përkasin fushës së komunikimit dhe të të shkruarit, aspekte në të cilat shenja juaj shkëlqen.

Shëndeti juaj do të jetë gjithashtu në qendër të vëmendjes dhe do të ishte mirë nëse nuk i lini pas dore kontrrollet rutinë. Thjesht sa për të qenë të sigurtë se gjithçka po shkon mirë. Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 3 deri në 22 dhjetori.

Më 16 nëntor, do të keni disa kërkesa që lidhen me botën e televizionit. Mund t’ju vinë oferta për të prezantuar apo thjesht për të qenë pjesë e një programi. Hena e re e 18 nëntorit do të bëj gjithashtu që shëndeti, fitnesi dhe çështjet e punës të vazhdojnë të shkojnë për së mbari. Henat e reja do të hapin dyer të reja të dashur Binjakë.

Javën e parë të nëntorit do të arrini të përfundoni një projekt të madh për të cilin keni kohë që punoni. Aftëstë tuaja tani janë provuar dhe ajo ç’ka do të keni me tepricë janë mundëitë që do vijnë në rrugën tuaj.  Miqtë do të duan t’ju kenë afër dhe të kalojnë edhe më shumë kohë me ju.

Jini më shumë spontanë Binjakë sepse ndryshimet janë për mirë. Dita më e mirë për të rënë në dashuri me personin që po frekuentoni është 13 nëntori. Nëser jeni vetëm, mund të takoni dikë shumë interesantë në punë, ose miqtë tuaj do t’ju prezantojnë me dikë që do t’ju interesojë.

Nëse aktualisht jeni në një lidhje, fundjava e 11-12 nëntorit do të jetë ideale për të provuar bazat e saj. Marsi po shkëlqen në sektorin tuaj të dashurisë, kështu që merrni gjithë kohën që ju duhet dhe kujdesuni për veten.  Ëngjëlli i dashurisë mund t’ju godasë në çdo moment dhe duhet të jeni gati.

Gaforrja

Duhet ta adhuroni këtë nëntor. Njëherë në ca kohë universi planifikon diçka speciale për ju në të gjitha dimensionet dhe kjo është një nga ato herë. Yjet tuaj vezullojnë në anën e dashurisë, romancës që të le pa frymë dhe argëtimit me miqtë. Muaji fillon me një event shumë të rëndësishëm që do t’ju rrethojë me luks dhe bukuri. Njerëzit do të vishen bukur dhe ushqimi bashkë me përzgjedhjen e verërave do të jenë mbreslënës.

Njerëzit që do t’ju rethojnë do të stimulojnë sensin tuaj të të menduarit. Jupiteri dhe Afërdita do t’ju sugjerojnë të takoni dikë në aspektin romantik, që zor se do të mundeni ta hiqni nga mendja më vonë. Fundjava e 11-12 nëntorit do të jetë fantastike.

Nëse njihni dikë të ri online, vendosni ta takoni në 13 nëntor në një vend publik. Nëse vendosni të udhëtoni me dikë që jeni të afërt, sigurohuni që 16 nëntori t’ju gjejë në atë udhëtim, sepse komunikimi do të jetë i shkëlqyer. Momenti kulminant i muajit do të jetë më 18 nëntor.

Nga kjo ditë e 10 ditë më pas, madje edhe në muajt në vazhdim, jeta dashurore do të ketë prurje shumë pozitive. Nëse po mendoni të ngjizni një fëmijë, kjo periudhë do të jetë gjithashtu idealja për ta bërë. Nëse ju duhet një mjek për ta arritur këtë, mos nguroni të kontaktoni atë për të cilin keni kërkuar dhe besoni që mund t’ju ndihmojë.

Në punë, ideta tuaja kreative do të aprovohen dhe financohen, ndaj mos kini frikë të thoni me zë të lartë atë çfarë besoni. Saturni dhe Urani janë në sinkron, një situatë e pazakontë që s’do të ndodhë njësoj kurrë më në jetën tuaj dhe do t’ju japë një shtysë të madhe në karrierë. Mendoni gjëra të reja në 25 nëntor, sepse ideja që do t’ju vijë ndërmend do të vendosë emrin tuaj në dritë.

Luani

Karriera juaj do të shpërthejë në datat 3-4 nëntor. Nëse jeni interesuar për një pozicion të ri pune, do të dëgjoni mbrapsht dhe duket se do të blini ca pije për të festuar ngjarjen e shënuar me miqtë tuaj. Do të keni lavdi dhe para. Ky do të jetë edhe një muaj shumë i favorshëm për të përmirësuar kushtet tuaja të jetesës. Në 13 nëntor mund të bëni ndryshime në arredimin e shtëpisë tuaj dhe nëse do të keni nevojë për kredi për ta bërë këtë, drejtojuni bankës në 16 nëntor, sepse do të merrni atë që kërkoni. Pas 18 nëntorit planet për ndryshime në shtëpi do të jenë edhe më të suksesshme.

Mund të jeni në kërkim të një apartamenti me më shumë dritë, më spacioz apo të doni të ndryshoni shtëpinë tuaj aktuale, p.sh të riarredoni kuzhinën ose banjën, apo thjehst të lyeni muret dhe të shtoni ndonjë mobilje. Nëse s’po mendoni të ndryshoni asgjë në shtëpi, do të dëgjoni një lajm të mirë nga familja. Ti ose një familjar i afërt mund të jeni në pritje të një fëmije, duke ju mbledhur të gjithëve bashkë me një lajm kaq të gëzueshëm.

Kini parasysh se Mërkuri do të dalë në prapavijë në 3-22 dhjetor, prandaj bëjini që tani pazaret për dhuaratat apo për shtëpinë, jo muajin e ardhshëm. Pasi dhjetori do të jetë veçanërisht kritik për blerjen e produkteve elektronike apo pajisjeve të ndryshme. Shtëpia dhe jeta familjare do të jetë shumë e lumtur për 12 muajt në vijim. 12 vite janë dashur që Jupiteri të kalojë në këtë pjesë të jetës tuaj dhe më 8 nëntor të 2018-ës do të largohet sërish për t’u rikthyer 12 vite më vonë.

Ngjarje të rralla si këto ndihen gjithnjë fuqishëm, sepse sjellin ndjesi të reja dhe emocionuese. Sa i takon romancës do të keni lajme të mira që do të ngrenë ndjeshëm jetën tuaj dashurore. Saturni, planeti që ju jep mësime jete të vlefshme ka qenë në shtëpinë tuaj të dashurisë që në 2014-tën dhe ju ka sjellë një sërë pengesash përpara, mund të jeni ndarë nga dikush që e donit, nga gjeografia, studimet e larta, angazhimet në punë ose sepse personi që donit ishte pak i martuar apo ende i lënduar nga një lidhje e përfunduar më parë. Nëse jeni të martuar tani mund të keni hequr një fëmijë, ose prindërimi ju duket më i vështirë nga ç’e kishit menduar, sepse kërkon shumë sakrifica. Lajmi i mirë për ju është që Saturni do të largohet nga Shigjetari dhe shtëpia juaj e dashurisë muajin e ardhshëm, pasi e zaptoi për tre vjet.

Saturni s’do kthehet t’ju japë mësime të tjera deri në 2044, pasi të largohet në 20 dhjetor të këtij viti. Nuk do t’ju marrë fare malli për të. Deri në 20 dhjetor punoni në aspekte të tjera të jetës tuaj, në shtëpi meqë do të jeni më fatlumë. Pas kësaj, merruni sa të doni me dashurinë.

Virgjëresha

Ju keni aftësi të jashtëzakonshme shkrimi, si autore, redaktore, përkthyese, hulumtuese, inxhiniere të kodeve të internetit apo si folëse. Mund të mendoni se s’keni ndonjë aftësi kushedi-se-çfarë, por shumë shpejt do të shihni se do të dilni në krye. Do të përfundoni një detyrë të rëndësishme në katër ditët e para të nëntorit dhe gjasat janë që do ta finalizoni me sukses dhe eprorët tuaj do të mbeten pa fjalë nga zotësia juaj.

Kreativiteti juaj do të stimulohet, ndaj mendoni për projektet që do të donit t’ju japin. Nëse doni të udhëtoni pak para pushimeve të fundvitit, do të keni mundësinë ta bëni tani. Për t’u argëtuar sa më shumë, dilni nga qyteti fundjavën e 11-12 nëntorit, madje mund të përfshini dhe 13-tën. Udhëtimi do të jetë hyjnor dhe nëse keni një partner, shumë romantik. Theksi i komunikimit do të rritet në një tjetër nivel në ditët pas hënës së re, më 18 nëntor. Duket se performanca juaj e kaluar ju ka dhënë mundësinë për të trajtuar projekte më të rëndësishme, të cilat gjithashtu do të mbështeten në hijeshinë dhe aftësinë tuaj me fjalë.

Ju mund të jeni duke punuar me një roman ose skenar, dhe nëse po, do të keni stilin tuaj identifikues. Ose puna juaj mund të ketë të bëjë me një rast ligjor, të rendit dhe ligjit ose një projekti dokumentar kërkimor, falë dominancës së Plutonit në hënën e re. Mund të shkëlqeni në të gjitha projektet e komunikimit, përfshirë këtu daljet në publik apo televizion, prandaj zgjidheni projektin dhe jepni gjithçka nga vetja. S’keni pse nxitoheni, projektet e reja mund të duan javë, muaj, madje dhe një vit të tërë për t’u përfunduar, por gjatë gjithë kohës do të keni me vete Jupiterin, planetin e të ardhurave, që do t’ju garantojë sukses deri në nëntor të 2018-s. Merrni kohën tuaj, projekti mund t’ju japë një çmim në fund, të ardhura të mëdha dhe shumë respekt në industrinë tuaj. Po futeni në në kohë të lavdishme vetëm sepse jeni vetja.

Dhe në fund, mos harroni të bëni tani të gjitha blerjet tuaja, sepse në 3 dhjetor deri në 22 Mërkuri do të jetë në prapavijë duke e bërë muajin e fundit të vitit aspak të favorshëm për shpenzime. Këtë muaj rishikoni për herë të fundit çdo projekt që prisni të publikoni, sepse sërish dhjetori nuk është koha e duhur për ta bërë këtë.

Peshorja

Është thuajse fundvit, dhe me pak vëmendje ju presin dhurata nga shteti si anullim gjobash, falje borxhesh, amnisiti që kanë të bëjnë me paratë apo shpërblime nga punëdhënësi. Zbuloni ligjet dhe vendimet e reja që mund t’ju ndikojnë. Hëna e plotë e 3 nëntorit do t’ju japë motivim për të kërkuar.

Nëse keni ndërmend të shisni, blini apo përmirësoni një pronë që keni nën zotërim, vlerësojeni që tani për të pasur një vendim javët e para të nëntorit.

Muajin tjetër, nga 3 dhjetori deri më 22, Mërkuri do të jetë në prapavijë, moment tërësisht i papërshtatshëm për të nisur gjëra të reja.

Jupiteri do të jetë shumë pranë Diellit gjatë hënës së plotë më 3-4 nëntor dhe mund të merrni një këshillë të vyer për një pajisje elektronike apo shtëpiake që shitet me çmim nën kosto. Ose mund t’ju rekomandojnë një puntor ndërtimi që do t’ju ndihmojë me rinovimin që keni në plan. Duhet të jeni gati të filloni punë në janar, kur planetët do të jenë në pozicion ideal për të gjithë ata që duan të ndryshojnë shtëpitë e tyre. Nëse doni të ndihmoni babain ose nënë tuaj me çfarëdolloj pyetjeje të kenë, janari është muaji perfekt për të ideuar zgjidhje dhe për të pasur rezultate pozitive.

Hëna e re në 18 nëntor do të jetë momenti që keni pritur gjithë vitin. Me Jupiterin në shtëpinë tuaj të të ardhurave, bëni mirë të mendoni për gjithë arsyet pse meritoni një rritje rroge. Shanset janë shumë të larta që kërkesa juaj të aprovohet. Nëse jeni të vetëpunësuar, tani mund të gjeneroni të ardhura të reja. Nisni një fushatë marketingu fill pas hënës së re më 18 nëntor.

Nëse po shpresoni të gjeni një punë më të mirë që paguhet më shumë, këtë hënë të re dhe dhjetë ditët pas saj, do t’ju sjellin plot mundësi intervistash. Në fillim të muajit, bëjuani me takt dije në mënyrë diskrete punëdhënësve të mundshëm që doni të punoni për ta. Ndërkohë, përpunoni dhe përmirësoni rezymenë.

Nëse po blini apo shisni një pronë, mund ta bëni këtë për një çmim të volitshëm. Inkurajohen rinovimet pasi thjesht i shtojnë vlerë pronës. Sidomos rinovimet që kanë të bëjnë me bordume apo riparime të strukturës.

Dita më me fat dhe më emocionuese e muajit do të jetë 13 nëntori, kur Afërdita, planeti juaj mbrojtës do të takohet me fatsjellësin Jupiter. Trupat qiellorë do të bashkohen në shtëpinë tuaj të dytë të të ardhurave dhe si rrjedhim do të merrni lajme në lidhje me pagën. Nëse ju duhet të firmosni një kontratë, firmoseni në 13 nëntor, për sa kohë e keni diskutuar me avokatin tuaj. Do të përfitoni fonde prej një projekti të ri, i cili do t’ju ofrohet dhe do t’ju  japë shumë hapësirë krijuese. Rezervoni një sesion planifikimi në 16 nëntor kur Afërdita në shenjën e Akrepit do të jetë në kënd perfekt me Neptunin. Do t’ju lindin ide glamoroze dhe fitimprurëse njëherazi. Nëse s’mund të firmosni më 13 nëntor, firmosni pas hënës së re më 18.

Në aspektin romantik, Marsi do të jetë në shenjën e Peshores gjithë muajin dhe Marsi s’ka qenë në anën tuaj për dy vite. Ky është një aset madhor, pasi Marsi do t’ju japë vetëbesim dhe një shkëlqim sensual që do t’i tërheqë vetiu njerëzit drejt jush. Nëse jeni ndjerë të padukshëm, kjo merr fund këtë muaj. Afërdita do të qëndrojë në shenjën tuaj deri më 6 nëntor. Urime Peshore, shkëlqeni në çdo fushë.

Akrepi

Një herë në kaq, çdo gjë thjesht përputhet më së miri dhe nëntori do të jetë një nga këto momente. Muajin e kaluar, Jupiteri, dhënësi i dhuratave dhe fatsjellësi, hyri në shenjën tuaj për herë të parë në 12 vite dhe do të rrijë me ju për një vit të plotë. Teksa ditët kalojnë, Jupiter do të orbitojë pranë Diellit dhe hënës se plotë më 3 nëntor.

Kjo hënë e plotë strehohet në shenjën e kundërt me tuajën, tek Demi, dhe prandaj mund të fejoheni apo martoheni gjatë fundjavës. Ose nëse jeni tashmë të martuar, do të kalonin një mbrëmje për t’u mbajtur mend, të lumtur dhe plot përvojë me partnerin tuaj. Një mbrëmje që mund të ketë lidhje me ditëlindjen tuaj. Ka mundësi që partneri t’ju japë një lajm që do t’ju ndikojë të dyve. Duket se është një lajm që do t’ju afrojë më shumë me njëri-tjetrin.

Blini rroba të reja ose ndryshoni pamjen tuaj teksa Afërdita hyn në shenjën tuaj nga 7 nëntori deri më 30. Afërdita gjithashtu sundon martesën dhe sektorin e biznesit dhe më 13 nëntor kur Afërdita të rreshtohet me Jupiterin në shenjën tuaj, do të keni momentin perfekt për t’ju premtuar dikujt apo për të themeluar një biznes të ri së bashku. Kjo periudhë fatlume përfshin edhe dy ditët para rreshtimit, 11 dhe 12 nëntor, dhe ditën pas 13 nëntor. Fundjava juaj do të jetë mëse e lumtur.

Nëse jeni beqarë dhe po kërkoni ditën perfekte për të dalë me dikë, dilni më 16 nëntor, kur Afërdita në shenjën tuaj do të kontaktojë me Neptunin në shenjën e Peshqëve në shtëpinë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë. Neptuni do t’ju spërkasë me shkëlqim të artë atë mbrëmje dhe do t’ju falë një ndjenjë glamoroziteti që s’do e keni në ditë të zakonta.

Sikur gjithë kjo s’ishte mjaftueshëm, karriera juaj po përparon në mënyrë magjike. Gjërat po ecin aq mirë sa ju duket sikur po e shihni veten në një film. Nëse keni dashur të ndërroni punë, ky është momenti për të parë gjithë mundësitë, pasi gjërat po ecin në drejtimin e duhur.

Pozicioni i ri që do të pranoni do të jetë një ngritje në detyrë me shumë përgjegjësi dhe influencë. Tani që Saturni do të largohet nga sektori i të ardhurave, më 19 dhjetor, gjithashtu do të jeni ndër pretendentët e mundshën për një rritje rroge. Në rast se ju ofrojnë një punë më të mirë, me rrogë më të lart, kjo është fiks ç’ka parashikon grafiku juaj.

Marsi, sunduesi juaj, është në shenjën e Peshores, në shtëpinë tuaj të dymbëdhjetë. Kjo do të thotë se nëse ndiheni në ankth për të nisur një projekt të ri, bëni mirë të prisni. Janari do të jetë muaj më i mbarë për të bërë hapa para, pasi atëherë Marsi do të jetë në shenjën tuaj, duke ju dhënë energji dhe inerci, si dhe Mërkuri s’do të jetë më në prapavijë. Si një akrep, ja dini mirë vlerën kohës së duhur.

Shigjetari

Me zhvendosjen e Diellit dhe fatsjellësit Jupiter në pjesën më private dhe të fshehur të grafikut tuaj gjatë hënës së plotë më 3 nëntor, duket se jeni duke punuar në një material sensitiv që ndikon në të ardhmen tuaj. Mund të jetë një projekt shumë kreativ që kërkon të mbahet sekret, teksa kalon në fazat e nevojshme. Jupiteri po gjuan rreze të arta në shtëpinë tuaj të nëntë, duke sjellë fat me njerëzit dhe vendet e huaja, marrëdhëniet ndërkombëtare, çështjet akademike, gjykatat dhe çdo gjë që ka lidhje me botimin, transmetimin, projektet filmike. Çdo gjë është e shkëlqyeshme.

Kjo hënë e plotë do të jetë një aspekt inkurajues dhe mbështetës, bashkë me Neptunin, për një projekt kreativ në të cilin po punoni, i cili ëshë më emocionali dhe më i bukuri që keni bërë ndonjëherë. Shfrytëzojini këto aspekte sensacionale që do të ndodhin në fillim të nëntorit.

Hëna e plotë do të ndodhë më 3 nëntor dhe do t’ju ndihmojë ta përfundoni projektin e nisur. Kini parasysh që nga 26 janari deri më 14 mars të vitit që vjen, do të keni Marsin në shenjën tuaj, një periudhë fantastike për të bërë publike gjithë punën tuaj pasi do të merrni vlerësime dhe kritika të mira.

Në përgjithësi, karriera juaj po shkon shumë mirë dhe kjo do të vërtetohet më 13 nëntor kur Afërdita do të vizitojë si çdo vit planetin tuaj sundues, Jupiterin. Mund t’ju ngarkojnë me një detyrë shumë fitimprurëse, për të vërtetuar sa shumë e vlerëson tregu ekspertizën tuaj. Publiciteti i beftë pozitiv do t’ju lumturojë pa masë pak ditë para dhe pas  25 nëntorit, kur Mërkuri, planeti që sundon reputacionin tuaj profesional, do të marrë mbështetje të fuqishme nga Urani, planeti i zhvillimeve surprizuese.

Hëna e re e 18 nëntorit do të jetë një sinjal ngadalësimi. Dhjetori do të jetë shumë i ngarkuar dhe bëni mirë të refuzoni gjithë ftesat shoqërore tani për tani. Surpriza e hënës së plotë konsiston në mundësinë që do t’ju lindë një ide për të fituar më shumë para. Pluto do të jetë në kënd të ngushtë me këtë hënë, gjë që sugjeron se mund të gjeni një burim të ri të ardhurash, vetëm me pak mund. Neptuni do t’ju ndihmojë të vizualizoni gjithë ç’doni të arrini, si një film në kokën tuaj.

Nëse jeni duke zgjidhur një problem me vendin ku banoni, lëvizja e Neptunit në orbitë direkte më 22 nëntor do t’ju sjellë progres të dukshëm tani dhe në muajt në vazhdim. Filloni të kërkoni mundësi të tjera tani dhe në fillim të marsit 2018, do të keni gati një vendim, ose do të jeni shpërngulur në një shtëpi që e quani tuajën.

Për sa i përket qejfit dhe dashurisë, lërini miqtë tuaj të vendosin. Marsi, sunduesi i shtëpisë tuaj të pestë të dashurisë së vërtetë, do të jetë në shenjën e Peshores e do të mbushë shtëpinë tuaj të njëmbëdhjetë të miqësisë. Pranoni ftesat e miqve dhe nëse jeni beqarë, pranoni edhe ftesat për takime romantike.

Bricjapi

Nëntori është muaji i barazpeshës së përsosur mes karrierës, parave dhe argëtimit e dashurisë. Marsi është tani në krye të horoskopit tuaj, duke ua mbushur shtëpinë e dhjetë të nderimeve në profesion, çmimeve dhe arritjeve me momente brilante, një trend që nisi në 22 tetor dhe do të vijojë deri më 9 dhjetor. Është një sinjal për t’i çuar hapat e karrierës në një nivel tjetër, pasi nëntori do të jetë një muaj shumë më i mirë për të ardhurat nga profesioni juaj, sesa dhjetori.

Arsyeja është se Mërkuri do të jetë në prapavijë nga 3 dhjetori deri më 22, duke ua bërë muajin tjetër një periudhë vonesash frustruese, mungesash nga ana e drejtuesve (që do të jenë me pushime) dhe kur një lëmsh sinjalesh të kryqëzuara do të krijojnë një ambient shumë konfuz. Nuk do të jetë koha më e mirë për të pranuar një pozicion të ri- bëjeni ose tani në nëntor, ose në janar. Nëse keni aplikuar muajin e kaluar, do të shikoni se gjërat tani do të përparojnë shpejt.

Një dnër ditët më të mira të vitit sa i takon karrierës do të jetë 13 nëntori, dira kur Afërdita do të bëjë një takim të përvitshëm me Jupiterin fatsjellës. Kjo do të jetë një ditë me 5 yje, kështu që mbajeni në mendje. Finalizoni në këtë ditë një projekt, një intervistë pune apo prisni lajme të mira për çështje profesionale. Një mik i juaji do të ketë rol kyç në suksesin që do të shikoni, me gjasa duke ju rekomanduar për një pozicion ose duke ju dhënë këshilla që do të rezultojnë efikase.

Kjo ditë do të jetë gjithashtu goxha ROMANTIKE.

Sa i përket jetës romantike, do të keni  një hënë e plotë magjepsëse më 3 nëntor. Me Neptunin kaq shumë në fokus, mund të ndjeni se kjo hënë e plotë do t’ju sjellë një përvojë si në ëndrra. Mund të ndjeni një dashuri që do t’ju shndërrojë në zemër dhe në mendje. Në shenjën tuaj do të veprojë edhe Plutoni gjatë hënës së plotë, duke ju dhënë një prezencë të fortë. Magnetizmi juaj do të arrijë kulmin.

Nëse po merreni me një ide krijuese në këtë kohë, pra 3 nëntor, mund t’ju ndizet llambushka dhe do të ideoni diçka që do të jetë sukses, ndaj merrini seriozisht konceptet tuaja. Nëse e prezantoni këtë ide gjatë hënës së re, do të merrni një përgjigje të shpejtë brenda pak ditëve.

Do të rrethoheni nga miqtë pas hënës së re të 18 nëntorit, duke nisur kështu zyrtarisht festimet e fundvitit. Nëse keni qenë tepër të zënë me karrierën dhe i keni lënë shokët pas dore, gjithçka do të ndryshojë, kështu që jepini mendjes ca pushim që pastaj të ktheheni akoma më të frymëzuar. Njerëzit e rinj që do të takoni do të jenë të suksesshëm, dashamirës dhe që ia kanë dalë vetë- kjo duket e sigurt nga Jupiteri fatsjellës që viziton shtëpinë tuaj të miqve, njerëzve dhe eventeve.

Njiheni si shenja më ambicioze e horoskopit, kështu që ndonjëherë ju duket se koha jashtë pune është kohë e humbur. Nuk është e vërtetë dhe pas kësaj hëne të re do të kuptoni sa të rëndësishëm janë miqtë në jetën tuaj, pasi ca njerëz të rinj që do të takoni do t’ju japin informacionin që u nevojitet për të konkurruar në industrinë tuaj. Bëni çmos që të socializoheni!

Ujori

Hëna e re dhe hëna e plotë do të veprojnë në disa nga shtëpitë më të rëndësishme, duke ua bërë nëntorin një muaj të fuqishëm plot me mundësi që mund të zgjidhni t’i studioni.

Hëna e plotë e 3 nëntorit do t’ju ndriçojë shtëpinë tuaj të katërt të familjes. Diçka po përfundon: mund të shpërnguleni, rinovoni shtëpunë apo të merrni një dërgesë të rëndësishme mobiliesh. Ndërsa Urani lëviz me shpejtësi në shtëpinë tuaj të katërt të ambientit familjar- për të hyrë në maj të 2018-ës- mund t’ju duhet të shpërnguleni befas dhe më shumë se një herë në vitet që do të vijnë, me shumë gjasa për të përfituar nga një mundësi pune. Urani do të mbetet në një pjesë të horoskopit tuaj për shtatë vite, pasi i duhen plot 84 vjet për t’u rrotulluar rreth Diellit. Urani është një faktor ndryshimi; s’e keni patur këtë planet në horoskop më parë, ndaj mund të jetë diçka shumë e mirë, madje mund të jetoni jashtë vendit për ca kohë.

Për tani, shpërngulja është një mundësi e mirë por nga ana tjetër, mund të ndërmerrni veprime më të thjeshta, si lyerje, ndërrim arredimi, tapete të rinj, etj. Pas 18 nëntorit do të mund të mbyllni disa nga punët në listën “për t’u bërë”, para se të vijë fundviti. Nëse keni punëtorë që po punojnë prej kohësh për ju, duket se do të përfundojnë. Nëse akoma s’keni nisur, do të përfundojnë përgatitjet dhe kërkimi për një arkitekt të mirë apo inxhinier të mirë, për të nisur në mes të majit. 13 nëntori do të jetë dita e përkryer për të zgjedhur ngjyrat, copat, materialet.

Udhëtimi jashtë vendit duket i mundshëm këtë muaj, por mundohuni të mos e bëni në fund të muajit pasi Marsi do t’i kundërvihet Uranit drejtpërdrejt, diçka problematike edhe pa i shtuar Mërkurin që do të jetë në prapavijë nga 3 dhjetori deri në 22 të muajit tjetër. Dhuratat blijini në fillim të këtij muaji, jo në dhjetor. Blerja e pajisjeve elektronike është një JO e madhe gjatë prapavijës kështu që blijini tani, sa më herët në nëntor.

Pjesa më emocionuese e nëntorit do të jetë aktiviteti që do t’ju sjellë shumë mundësi në karrierë pas hënës së re të 18 nëntorit. Në këtë kohë, një sërë trupash qiellorë do të mbushin shtëpinë tuaj të dhjetë të nderimeve, vlerësimeve dhe arritjeve. Thënë shkurt, ky do të jetë momenti më i mirë për karrierën në 2017-ën, kur do të merrni lajme shumë të mira. Hënat e reja nisin gjëra të reja, ndaj mund të bëni një intervistë tani, por do t’ju duhen javë apo muaj që të merrni përgjigjen e mrekullueshme. Punërat e mëdha janë sfiduese dhe duhet kohë për t’i fituar. Mund të vijë në ditët e fundit të prillit ose në fillim të marsit. Por ç’rëndësi ka në fund të fundit? E rëndësishme është që ta fitosh.

Jupiteri sapo hyri në pjesën profesionale të horoskopit tuaj për herë të parë pas 12 vitesh dhe ka ndërmend të qëndrojë deri më 6 nëntor të vitit tjetër. Një vit të tërë!

Puna që do të zini mund të ketë të jetë një institucion financiar apo të përqëndrohet në aftësinë tuaj të pamohueshme për të bërë studime të shkëlqyera dhe për të zbuluar fakte të fshehta si të ishin një detektiv. Mund të jeni duke punuar me një projekt artistik të natyrës erotike, kështu sygjeron një shenjë si Akrepi.

Por nuk është i rëndësishëm lloji i punës që bëni. Ajo që është me rëndësi është se po kapni majat e horoskopit dhe duhet të përfitoni nga ajo që do të vijë. Nuk ka asnjë arsye për të qëndruar në një vend pune që nuk ju bën të lumtur dhe s’ju lë të shpalosni potencialin e plotë.

Peshqit

Nëntori mund të kthehet në një prej muajve më të lumtur të vitit për ju. Do të ketë udhëtim dhe komunikim në gjithë këto 30 ditë, kështu që do të mund të hapni krahët dhe të shijoni ndryshimin e programit. Do të jeni gjithashtu në kontakt me shumë njerëz përmes burimeve të ndryshme: ballë për ballë; në internet; mesazhe apo email, përmes udhëtimin dhe me gjasa sepse do të jeni në radio apo në televizion. Do të keni shumë publicitet këtë muaj.

Gjatë hënës së plotë në shenjën e Akrepit më 3 nëntor, mund të udhëtoni në një distancë të shkurtër për pak kohë. Duket të jetë çështje pune dhe nëse është kështu, duket sikur është koha më e mirë për të krijuar një koncept, sepse pastaj do të nisni menjëherë punën. Neptuni do të jetë shumë në fokus, çka do të thotë se do të jetë një ide origjinale. Edhe Plutoni do të ndihet shumë, pra edhe nëse jeni të përqëndruar tek puna, do të keni edhe vend për shoqërinë.

Dhe kur Jupiteri orbiton pranë Diellit, dhe Plutoni është prominent, paratë vijnë në duart tuaja.

Gjithashtu, rreth 3 nëntorit mund të përmbyllni një projekt shumë të rëndësishëm në lidhje me publikimet. Kjo pjesë po bëhet shumë e rëndësishme për ju, pasi sa më të aftë të jeni në të shprehurit e vetes, aq më të suksesshëm do të jeni. Nëse e ndjeni të frytshëm regjistrimin në një kurs krijues, bëjeni qoftë edhe për t’ju ndihmuar me vetëbesimin. Nëse jeni profesionistë në të shkruar, Neptuni do t’ju ndihmojë të gjeni fjalët e duhura.

Shënojeni me yll ditën e 13 nëntorit, kur Afërdita dhe Jupiteri do të vendosen në një vijë, një event që ndodh vetëm një herë në vit. Secili prej këtyre planeteve, të dy të lidhur me lumturinë, takohen në një shenjë tjetër, pasi është bërë 12 vite që nuk takohen në shenjën e Akrepit. Në këtë ditë mund të prezantoni projektin tuaj artistik, projekt biznesi apo të dëgjoni lajme të mira në email apo në telefon. Është një ditë e rrallë me 5 yje.

Momenti i madh do të jetë hëna e re e 18 nëntorit, e cila do të jenë në shenjën e Akrepit. Muajin e shkuar, Jupiteri u vendos në shenjën e Akrepit për herë të parë që në 2006-ën. Këtë muaj do të keni mundësi për udhëtime ndërkombëtare dhe të tjera mundësi që do t’ju burojnë jashtë vendit. Theksi është tek media- publikime, transmetim- si edhe tek puna që bëni në universitet, qoftë si student ashtu edhe nëse jeni profesor. Do të keni ca çështje financiare për të zgjidhur, ndërsa përpiqeni të futeni në universitet ose nëse jeni në universitet, do t’u duhet të fitoni kreditet.

Shtëpia e nëntë ka të bëjë kryesisht me intelektin dhe ju po hyni në një periudhë plot aventura që do t’ju ndryshojë. Kur ta ktheni kokën pas, do të kuptoni se sa ngushtë i keni menduar gjërat. Tani do të keni një horizont të madh dhe të qartë.

Sa për dashurinë, romanca juaj mund të ndizet nga një udhëtim i gjatë, apo ndërsa ndiqni orët e leksioneve në universitet. Mund të organizoni një festë në shtëpi më 25 nëntor dhe t’u kërkoni të ftuarve të marrin me vete dikë që ju do të donit të takonit. Kupidi do të jetë gati të lëshojë shigjetat!

 

Burimi: Anabel

03.11.2017

4 vite më parë
admin
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Aksidentohet Xhihani i ‘Fate të kryqëzuara’: Aktori dërgohet…

Pasardhëse

Seksi të bën të zgjuar? Pesë fakte kurioze

Të Ngjashme

Detaje të reja/ Foshnja 2-javëshe që ndërroi jetë në spital kishte shenja…

Detaje të reja/ Foshnja 2-javëshe që ndërroi jetë në spital kishte shenja…

Elda Bani 4 vite më parë
‘Nusja me shifon të zi’, sukses i gazetarit Ilirian Lluri…

‘Nusja me shifon të zi’, sukses i gazetarit Ilirian Lluri…

admin 4 vite më parë
Përdorimi i gjatë i telefonave shkakton më shumë dëme sesa mendoni

Përdorimi i gjatë i telefonave shkakton më shumë dëme sesa mendoni

Elda Bani 4 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com