Në orën 11:00 kanë nisur homazhet për nder të kompozitorit të njohur Aleksandër Lalo. Sipas Opinion.al, homazhet po mbahen në hollin e Televizionit Shqiptar, ndërsa në orën 13:00 Maestro Aleksandër Lalo do përcillet për në banesën e fundit.
Të ngjashme mund të lexoni:
• Arti në zi, ndërron jetë kompozitori i njohur, Aleksandër Lalo
• Ardit Gjebrea i pikëlluar për humbjen: “Ike shpejt Aleksandër Lalo”
Lalo mbylli sytë mbrëmjen e 19 nëntorit, në moshën 68 vjeçare në një spital privat në Tiranë nga një atak kardiak. Së fundmi, kompozitori ishte pjesë e jurisë në një spektakël “C’est la vie”.
Shumë miq, bashkëpunëtorë dhe kolegë të tij kanë përcjellë mesazhe të ndjera për humbjen e papritur të kompozitorit.
Lalo ka kompozuar filma të njohur të kinematografisë shqiptare.
Ai lindi më 27 prill të vitit 1949, në Tiranë dhe rrjedh nga një familje me origjinë nga Leskoviku.
Disa nga kompozimet e kompozitorit Aleksandër Lalo janë:
Tingujt e harresës (1996) (TV)
Historiani dhe kameleoni (1989)
Treni niset më shtatë pa pesë (1988)
Dy herë mat (1986)
Fjalë pa fund (1986)
Asgjë nuk harrohet (1985)
Fushë e blertë fushë e kuqe (1984)
Era e ngrohtë e thellësive (1982) (TV)
Një vonesë e vogël (1982)
Shi në plazh (1982)
Shtëpia jonë e përbashkët (1981)
Thesari (1981)
Gëzhoja e vjetër (1980)
Nusja (1980)
Vajzat me kordele të kuqe (1978)
Tomka dhe shokët e tij (1977)
Dimri i fundit (1976)
Emblema e dikurshme (1976) (TV)
Duke kërkuar 5-orëshin (1974)
Odiseja e tifozëve (1972)
Të shoh në sy(1986)
Një gjeneral kapet rob (1980)
20.11.2017