Pothuajse të gjithë e mbajnë mend filmin me Moglin dhe lidhjen e tij me kafshët. Por, mediat kanë mundur që të zbulojnë një “Mogli” real. Bëhet fjalë për 8-vjeçarin Matteo Walch, i cili ka krijuar një histori të pabesueshme me një familje ketrash.
Që prej moshësh katër vjeçare, ai ka krijuar miqësi me ketrat, që rrallë afrohen me njerëzit dhe e ka vazhduar këti miqësi deri më tani, për katë vite me radhë. Historia ka ndodhur ne Alpet e Austrisë, ku Mateo shkon bashkë me familjen dy javë në vit. Dhe, pavarësisht kësaj kohe të shkurtër, ketrat nuk e harrojnë Mateon, që i takon ata çdo vit.
“Është e pabesueshme të shohësh lidhjen e djalit tonë me këto kafshë. Ne do të vijmë çdo vit këtu, pasi Mateo ka krijuar një lidhje të fortë me to”, shprehet babai i djaloshit.
27.08.2012
Burimi: Gazeta Tema