Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj ka paralajmëruar ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit Kosovë-Shqipëri.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, ai tregon se kontrollet e dyfishta mes kufirit do të hiqen, si dhe do të ketë hapa për të vendosur standarte plotësisht europine.
Positimi i plotë
Ndryshime të rëndësishme në menaxhimin e kufirit me Kosovën. Kontrollet e dyfishta hiqen. Policitë e të dy vendeve do të kryejnë së bashku kontrollet sipas parimit një ndalesë një kontroll.
Qeveria miratoi dje vendimin për këtë ndryshim të rëndësishëm, që lehtëson ndjeshëm lëvizjen e lirë ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës.
Por lehtësimi i lëvizjes së lirë nuk mbaron me kaq.
Së shpejti ndërmerren hapa shumë më të rëndësishëm, për të vendosur standarde plotësisht europiane në kufirin Shqipëri-Kosovë.
Elona Tereziu
27.12.2018