Klotilda Gjoni ka rrëfyer sot në Rrëshen se si qytetarët që hasin në pengesa të çdo lloji në hipoteka apo zyrat e pronave a ALUIZNI-it, mund të denoncojnë zyrtarët që i pengojnë apo u kërkojnë rryshfet.
Zyra e shtypit e Ministrisë së Drejtësisë, bën të ditur për lajmshqip se Ministrja Hjonaj takimet që pati me drejtuesit dhe punonjësit e zyrave të Hipotekës, ALUIZNI-t,
Përmbarimit, Shërbimit të Provës në Lezhë dhe Rrëshen, u njoh nga afër me ecurinë e punëve si dhe me problematikat që ndeshen në përditshmëri.
Të ngjashme mund të lexoni:
Abuzimet nëpër hipoteka marrin fund.
Në fjalën e saj, Ministrja nënvizoi prioritetin kryesor të qeverisë dhe të ministries sa i përket reformimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.
Prioritet kryesor është marrja e një sërë vendimesh nga Këshilli i Ministrave që kanë të bëjnë me reduktimin e procedurave për përfitimin e një shërbimi publik.
Ministrja Gjonaj tërhoqi vëmendjen që çdo ankese t`i jepet rëndësia dhe serioziteti i duhur.
Ajo vetë si ministre së bashku me stafin e saj angazhohen për të shqyrtuar çdo rast që adresohet përmes portalit shqipëriaqëduam.al.
Për të ndryshuar perceptimin e deritanishëm të funksionimit të këtyre institucioneve mbi shërbimet ndaj qytetarit, Ministrja e Drejtësisë u shpreh e vendosur për të mos toleruar asnjë shkelje ligjore, abuzime me detyrën apo marrje rryshfeti.
Ajo paralajmëroi largime nga puna, procedime për ndjekje administrative apo penale për çdo punonjës apo drejtues.
Në vizionin e Ministrisë së Drejtësisë, çdo institucion i saj i varësisë, duhet të dijë si të ofrojë qytetarin apo sipërmarrësin pranë vetes.
Për këtë duhet nënvizuar lidhjen e ndërsjelltë të përfitimeve në marrëdhëniet mes tyre.
Ministrja tha se mbledhja e të ardhurave nga shërbimet që u ofrohen qytetarëve apo bizneseve ndikon në rritjen e buxhetit të shtetit.
Këto të ardhura përkthehen në rritje të investimeve publike për qytetarët.
Në kuadër të reformave për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve Ministrja Gjonaj tha se performanca mbetet një kriter i padiskutueshëm.
Kriter si për drejtuesit e rinj të cilët do të jenë në një periudhë prove për 3 muaj, ashtu edhe për çdo punonjës, pozicioni i të cilëve duhet të jetë në përputhje me arsimin përkatës.
Së fundmi, por ndër prioritetet kryesore të qeverisë shqiptare në kuadër të jetësimit të Reformës në Drejtësi, Ministrja Gjonaj porositi drejtuesit e institucioneve që të
trajtojnë me përparësi kërkesat që vijnë nga organet e vettingut.
Ministrja tha se nuk do të tolerojë asnjë vonesë në trajtimin e këtyre rasteve.
Ajo paralajmëron se do të merren masa ndëshkimore mbi punonjësit që bëhen pengesë e këtij procesi.
Më tej Ministrja shtoi që rezultatet e prekshme të rivlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve janë kusht për hapjen e negociatave me BE.
Përmbushja me përparësi e kërkesave të organeve të rivlerësimit, është një proces me rëndësi kombëtare.
Ky proces ka mbështetjen e gjithë qeverisë dhe kryeministrit Rama.
Për lajm-shqip
Ylli Pata