Hernia te femijet e porsalindur dhe shkaqet
Cfare eshte nje hernie?
Nese bebi juaj ka hernie te kerthizes, ju do te vereni se zona perreth kerthizes se tij fryhet gjate kohes kur ai qan.
Nje hernie eshte nje fryrje qe rezulton, kur nje organ ose disa inde nuk jane ne vendin e tyre. Herniet mund te ndodhin ne ije, ne bark dhe ne diafragme. Tek bebet, herniet me te zakonshme jane hernia e ijes, e cila paraqitet ne zonen gjenitale dhe hernia e kerthizes, e cila paraqitet perreth kerthizes.
Cfare shkakton nje hernie inguinale?
Gjate shtatzenise, testikujt e djemve zhvillohen ne mbrendesi te abdomenit te tij, dhe pastaj, pak para lindjes, ato shtyhen permes nje tuneli ne inde, ne mes te ijeve dhe abdomenit (qe quhet kanali inguinal) dhe zbresin ne koken skrotale.
Tek vajzat, vezoret zbresin permes tunelit ne pelvik. Ne kete pike, kalimi permes murit abdominal do te mbyllet.
Rreth 5 % e bebeve (ne shumicen e rasteve djemte, dhe vecanerisht ata te cilet kane lindur parakohe), hapja mbetet mjaft e madhe sa per te lejuar nje lak te zorreve te futen poshte ne tunel. Hernia inguinale nuk permiresohet vetvetiu.
Si mund te di nese djali im ka nje hernie inguinale?
Ju do te vereni nje gunge ne madhesine e gishtit tuaj ne zonen e ijeve ose ne skrotum te femijes tuaj. Por nuk do te vereni gungen per jave te tera apo muaj, pas lindjes se bebit. Por ajo shfaqet kur bebi eshte aktiv apo kur qan, pastaj zhduket perseri nga barku, kur te jete bebi i relaksuar.
Cfare duhet te bej per kete?
Nese mendoni qe bebi juaj ka hernie inguinale, kontaktoni me mjekun e tij. Me siguri ai do te ju rekomandoje nje operim te vogel per te riparuar hernien sepse – edhe pse kjo nuk eshte e demshme – laku i zorreve qe shkakton gungen mund te kapet per nje pike, duke ndaluar qarkullimin e gjakut ne ate zone dhe ne ate menyre shkakton demtimin e indeve perjetesisht.
Nese ndodh kjo, ju do te vereni qe gunga papritur eshte bere me e madhe, me e forte apo me e erret, dhe ju nuk mund ta shtypni ate permes murit te barkut. Bebi juaj mund te kete dhembje dhe te vjella. Ne kete rast, dergojeni menjehere ne urgjence, sepse ai mund te kete nevoje emergjente per t`u operuar.
Tjeter cfare mund te shkaktoje enjtje te testiseve?
Nese testikujt e bebit jane fryre menjehere pas lindjes, kjo eshte e mundshme per shkak te permbajtjes shtese te lengjeve tek i posalinduri ose dozes shtese te hormoneve qe ai mund te kete marre nga nena e tij pak para lindjes. Kjo enjtje eshte e pademshme dhe ai do te largoje kete leng pas disa ditesh, me ane te urinimit.
Nje mundesi tjeter eshte Hydrocele, qe eshte nje koleksion i lengjeve rreth testikulit nga nje hapje e vogel ne murin abdominal. Rreth nje ne dhjete bebe e kane nje te tille ne lindje. Shumica e tyre largohen para ditelindjes se pare te bebit, por disa kane nevoje per nderhyrje te vogel kirurgjike per te tharre lengun dhe per te riparuar hapjen.
Nje hydrocele nuk eshte e dhimbshme por nese rritet behet jokomforte, sidomos nese femija behet i levizshem. Nese mendoni qe bebi juaj ka hydrocele, theksojini kete mjekut te tij. Po ashtu, dergojeni menjehere bebin tuaj tek mjeku nese skrotum eshte i kuq, i bute dhe i enjtur, sepse keto simptome mund te jene shenja te nje gjendjeje tjeter serioze, sic eshte rrotullimi testikular (nje gershetim i kordonit spermatik).
Si mund te di nese vajza ime ka nje hernie inguinale?
Eshte me pak e zakonshme per nje bebe vajze qe te kete hernie inguinale, por edhe kjo ndodh me raste. Ne kete rast, laku i zorreve eshte futur permes murit abdominal ne zonen e ijeve te bebit apo ndonjehere ne labia (lekura e lirshme ne hapjen e saj vaginale).
Zgjatja do te ndjehet sikurse nje gunge e zgjatur solide. Hernia inguinale tek bebet vajza poashtu mund te riparohet me nje operim te vogel.
Pergjithesisht fryrja ne labia pas lindjes eshte e mundshme te shkaktohet nga lengu shtese qe e posalindura mban apo sasine shtese te hormoneve te cilat mund ti kete marre nga nena e saj para lindjes. Kjo fryrje eshte e pademshme dhe keto lengje do ti largoje permes uriminit gjate diteve ne vijim.
Si mund te di nese bebi im ka nje hernie te kerthizes?
Hernia e kerthizes shkaktohet ne 10 gjer ne 20 perqind te femijeve, me shpesh tek vajzat se sa tek djemte, dhe tek bebet e lindura parakohe. Ne shumicen derrmuese te rasteve, kjo gjendje eshte pa dhimbje dhe e pademshme.
Perderisa bebi eshte ne barkun e nenes, ka nje hapje ne murin e barkut nen kerthize. Me maturimin e bebit, kjo hapje mbyllet me bashkimin e muskujve abdominal. Tek disa bebe, muskujt nuk bashkohen plotesisht dhe vrima e madhesise se majes se gishtit mbetet.
Nese bebi juaj ka hernie te kerthizes, ju do te vereni se zona perreth kerthizes se tij fryhet gjate kohes kur ai qan ose terhiqet. Kjo eshte zakonisht per shkak te presionit te ajrit nga brenda barkut.
A ka nevoje per trajtim hernia e kerthizes?
Edhe pse mund te duket mbreselenese – ne raste te rralla, mund te fryhet gjer ne madhesine e kumbulles – hernia e kerthizes zakonisht nuk shkakton probleme, perderisa zona nuk eshte e bute dhe teper e enjtur, fryrja eshte e bute dhe e shtrengueshme, atehere bebi eshte komfort. (Nese jo, atehere dergojeni tek mjeku menjehere. Hernia e kerthizes ndonjehere kerkon operim).
Me gjase, hernia do te largohet vetvetiu ne moshen e femijes 2-3 vjec, por disa vazhdojne gjer ne moshen 5 vjec.
Ne raste te rralla, nje pjese e zorres se bebit mund te kapet tek hapja, gje e cila mund te preje rrjedhjen e gjakut ne ate zone dhe kjo kerkon intervenim te menjehershem kirurgjik. Nese vereni ndonje enjtje, butesi apo njolle perreth zones, sidomos nese bebi juaj ka te vjella apo dhimbje, dergojeni menjehere ne urgjence.
26.07.2013
Burimi: Infoalbania