Këngëtari i famshëm Elton John heq dorë nga muzika pas 50 vjetësh karrierë në skenën muzikore.
Heq dorë nga muzika këngëtari i famshëm Elton John
70-vjeçari ka vendosur t’i jap fund ngjitjeve në skenë, shkaku i dobësimit të shëndetit dhe rënies së shitjeve, shkruan syri.net.
Gazeta britanike “The Mirror” raporton se ylli muzikor do të pensionohet pasi të përfundojë turneun e tij të fundit botëror.

Vitin e kaluar, krijuesi i hitit botëror “Rocket Man” njoftoi për 27 koncerte që do t’i mbante në Las Vegas nën titullin “The Million Dollar Piano”, por në një komunikatë të gjatë, përfaqësuesit e tij njoftuan se John është detyruar të anulojë gjithë koncertet për shkak të një infeksioni.
Njoftimi për pensionim do të zyrtarizohet më vonë nga ylli britanik
24.01.2018