HEC-i Moglicë, ‘ushqen’ dhjetëra banorë duke u punësuar
Vijojnë punimet në HEC -in e Moglicës. Projekti për ndërtimin e Hec-it të Moglicës është në fazën më intensive të tij. HEC-i Moglicë, ‘ushqen’ dhjetëra banorë duke i punësuar.

Punimet në 16 km tunele janë të përfunduara në masën 80 % . Ndërsa punimet për ndërtimin e digës janë në vazhdim. Lartësia e Digës së Moglicës do të jetë 150 m. Ndërsa cilësohet si një nga digat më të larta të llojit të saj në botë. Ajo do të lidhet me Centralin e Prodhimit nëpërmjet një tuneli 11 km të gjatë. Deri më tani janë investuar rreth 150 million euro për ndërtimin e HEC. Ndërtimi i këtij projekti ka sjellë punësime dhe përmirësime në të ardhurat e familjeve të komunitetit të Moglicës. Momentalisht numërohen 50 banorë të punësuar në firmat që punojnë në ndërtimin e HEC-it Moglicë. HEC-i do të ketë një kapacitet të instaluar prej 172 Mw dhe një prodhim mesatar vjetor prej 475 Gwh. Diga e Moglicës do të jetë 320 metra e gjatë, 150 metra e lartë dhe 460 metra e gjerë. Rezervuari i Moglicës do të ketë një sipërfaqe prej 7.2 km2, e krahasueshme me 1000 fusha futbolli. Kapaciteti i përgjithshëm i instaluar i këtij projekti do të jetë përafërsisht 280 Mw. Të gjitha HEC-et të përfundojnë më 2019.
Për Lajm-Shqip
Ledjona Xheladinaj