Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Harta e qyteteve që përmbyten rregullisht nën ujë këto 25 vjet…
përmbyten
Harta e qyteteve që përmbyten rregullisht nën ujë këto 25 vjet...

Harta e qyteteve që përmbyten rregullisht nën ujë këto 25 vjet…

4 vite më parë Komento

Përmbytjet janë kthyer në një refren social, politik, ekonomik e natyrisht edhe mediatik çdo nëntor e dhjetor përgjithësisht që nga viti 1990. “Shqipëria nën ujë” në dimër dhe “në zjarr” në verë është jo thjesht metaforë, por një realitet që shkatërron më shumë se 150 mijë familje çdo vit. Njerëz që përmbyten rregullisht në dimër, në pranverë presin dëmshpërblimet e qeverisë, për të pritur përmbytjen e radhës në dimrin që vjen.

 

Të ngjashme mund të lexoni:

Parashikimi i fundit i motit/ Harta e rrezikut, Shqipëria do të “zverdhet”

FOTO/ Alarmi i meteorologëve, zgjerohet harta e përmbytjeve të shtunën

Mbledhja e shtabit në Korçë, i pranishëm Ministri i Bujqësisë Niko Peleshi

Po përse përmbytet Shqipëria çdo vit, kush janë qytetet dhe zonat që përmbyten më shpesh dhe pse?

 

Ultësira Perëndimore në Shqipëri përpara Luftës së Dytë Botërore ka qenë e mbytur thuajse në këneta e moçale që mbanin toka të mëdha nën ujë që kurrë nuk thaheshin por mblidhnin si të mira që janë tokat pjellore dhe fauna e flora, por edhe të këqia siç është shkatërrimi i tokave dhe sëmundjet si malarja, kunupi etj.

Diktatura, duke përdorur kryesisht punën e detyruar kreu bonifikimin e kënetave, që nxori në dritë mbi 500 mijë ha tokë të mrekullueshme, por që u shkua kot nga një ekonomi totalisht e dështuar. Por shteti demokratik që rinisi pas rrëzimin e komunizmit bëri atë që nuk ua kishte shkuar mendja asnjë shqiptari. Në zonat e ish-kënetave u prishën argjinaurat, u vodhën kabllot elektrike të hisrovorëve dhe u prishën kolektorët si pasojë e ndërtimeve në shtratet e lumejve.

 

Si pasojë Shqipëria Perëndimore hynte në ujë sa herë kishte shira masive. Por përveç zonave të Ultësirës, edhe qytete të tëra përmbyteshin si pasojë e zënies së kolektorëve dhe prishjes së kanalizimeve. Ja kush kanë qenë zonat “më të nxehta” këtë çerekshekulli dhe si ka qenë gjendja e tyre në përmbytjen e këtyre ditëve.

 

Shkodra

 

Franc Nopça, gjeogradi i njohur austro-hungares e quante edhe “Amsterdami Shqiptar”. Shkodra është thuajse në nivelin e detit.

Ky rajon është i tëri në ujë: laget nga Buna, Drini, Kiri, Liqeni i Shkodrës.  Para viteve 60 lumi Kir mbyste një pjesë të qytetit, edhe tërë zonën e Zadrimës.

Por pas ndërtimit të hidrocentraleve në Drin, Kiri u disiplinua.

Pas viteve 90 në shtratin e Kirit, u ndërtua duke prishur tërë argjinaturat. Ende kur ndërtoheshin, vidhej materiali. Çdo vit Shkodra përmbytet rregullisht.

Por me motin e keq të këtyre ditëve Shkodra është prekur shumë pak. Janë ndërtuar argjinaturat? Realisht janë ndërtuar, por prova e zjarrit ende nuk ka mbërritur. Sasia e madhe e reshjeve ka rënë më shumë në jug.

Por duhet thënë se këtë herë Shodra nuk është përmbytur.

 

Lezha

 

Pas shkatërrimit të hidrovorëve dhe argjinaturave të Drinit, ultësira e Lezhës mbytej rregullisht këto 20 vjet. Madje në radhë të parë vetë qyteti i Lezhës, i cili është mbi nivelit të detit.

Edhe Lezha nuk u prek nga përmbytjet e këtyre ditëve.  Kjo si nga investimet nga argjinatura, por edhe disiplinimi i kaskadës së Drinit. Kaskada e Drinit është rregullatorja e nivelit të ujit në gjithë zonën Lezhë Shkodër.

 

Fieri

 

Gjanica, një degë e Semanit e ka përmbytur Fierin çdo vit. Në këto ditë, edhe pse në Fier ka pasur reshje të denture, qyteti nuk është prekur, pasi u kryen pas 2015-s investime në argjinatura dhe kolektorë. Këtë herë mbajtën.

Një tjetër burim përmbytje është Vjosa që përmbyt pjesën pas Levanit në zonën e Darzezës. Ajo zonë është përmbytur sërish dhe argjinaturat nuk kanë mbajtur. Por duhet thënë se në këtë zonë përmbytjet kapin vetëm shtëpitë që janë ndërtuar këto 25 vite gjatë shtratit të Vjosës.

 

Vlorë

 

E njëjta gjë mund të thuhet për zonën e Novoselës në Vlorë dhe fshatrat pranë urës së Mifolit. Ata janë pjesë që vuan më shumë nga përmbytjet. Kryesisht shtëpitë e reja të ndërtuar pas viteve ’90 pranë shtratit të lumit Vjosë. Në vitin 2015 kjo zonë pësoi dëme katastrofike, por kësaj radhe nuk pati të njëjtën përmase por gjithsesi shtëpi të shumta mbeten nën ujë.

 

Tirana

 

Kryeqyteti si pasojë e ndërtimeve pa leje dhe zënies së kolektorëve përmbytej në zona të tëra. Pas vitit 2001, me prishjen e ndërtimeve mbi Lanë kolektorët u liruan por kanalet e shkarkimit gjithsesi nuk mjaftonin për Tiranën që u katërfishua.

Zona të tëra si Don Bosko, ajo e Stacionit të Trenit, pjesa e Dispanserisë dhe Alliasit, që ishin në pendencë të rrugës kryesore dhe pranë Bregut të Lumit përmbyteshin dhe qëndronin kenetë prej kohësh.

Erion Veliaj, pas vitit 2015 rindërtoi kanalizimet në rrugën e Elbasanit, në Don Bosko dhe Tregun e Madh të Medresësë.

Këto investime e shpërblyen pasi Tirana nuk u përmbyt.

 

Durrësi

 

Një nga qytetet që përmbyteshin çdo vit ishte edhe Durrësi, që si pasojë e ndërtimeve dhe rritjes së madhe të qytetit kishte prishur kapacitetet kulluese të komunizmit.

Këto ditë të motit të keq, Durrësi nuk pati përmbytje massive.

Ka gjasa që kjo situatë të jetë pasojë e investimeve të kryebashkiakut Vangjel Dako, gjatë këtyre dy viteve në kanalizime dhe hapjen e kolektorëve.

 

Për Lajm-Shqip

Ylli Pata

 

03.12.2017

25 vjet harta e qyteteve nen uje permbyten rregullisht 4 vite më parë
Administrator
Etiketime 25 vjet harta e qyteteve nen uje permbyten rregullisht
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Gjirokastër: Bashkia evakuon një familje në lagjen “Manaj”

Pasardhëse

FOTOLAJM: Shi dhe diell në Fier, Çudia e kohës…

Të Ngjashme

Asgardia: Satelit me 143 mijë banorë, në një realitet virtual!

Asgardia: Satelit me 143 mijë banorë, në një realitet virtual!

admin 4 vite më parë
E gjithë Shqipëria si Medreseja, një valë kinezësh pritet të…

E gjithë Shqipëria si Medreseja, një valë kinezësh pritet të…

admin 4 vite më parë
Video/ Maradona i rikthehet vesit të vjetër, kokainës, gjatë ndeshjes ai…

Video/ Maradona i rikthehet vesit të vjetër, kokainës, gjatë ndeshjes ai…

Elda Bani 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com