Dialogu midis Kosovës dhe Serbisë është në një ngërç.
Shakak i kësaj është bërë vendosja e taksës për mallrat serbe nga qeveria e Kosovës.
Ndër të tjera një tjetër shqetësim është edhe ideja për ndryshimin e kufijve midis dy vendeve.
Ide e cila vazhdon të kundërshtohet nga ndërkombëtarët por edhe nga kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.
Me rastin e javës së pavarësisë Haradinaj mbajti një fjalim në Deçan para familjeve të dëshmorëve të Komunës së Deçanit.
Në fjalimin e tij Haradinaj tha se, nëse ne i hapim kufijtë e kësaj Kosove, atëherë i hapim edhe varret e atyre për të cilët jemi ardh për t’i kujtuar sot, plagët dhe vuajtjet e tyre.
Ndër të tjera kreu i qeverisë së Kosovës tha se e drejta e shqiptarëve është përkrahur edhe nga bota.
“Nëse ne i hapim kufijtë e kësaj Kosove, atëherë i hapim edhe varret e atyre për të cilët jemi ardh për t’i kujtuar sot, plagët dhe vuajtjet e tyre.
Ai që cenon këta kufij, është armik i Kosovës.Në luftën e ’98 e ’99 të UÇK-së me ndihmën e NATO-s të prirë nga Amerika, e për të cilën ne jemi mirënjohës ndaj tyre, u realizua një pjesë e të
drejtës shqiptare e cila kishte mbetur peng me mijëra vjet përpjekjesh, e që ajo ishte Kosova”, theksoi kryeministri Haradinaj, gjatë fjalimit të tij të mbajtur para familjeve të dëshmorëve të
Komunës së Deçanit, me rastin e fillimit të javës së pavarësisë.
Visar Quni
12.02.2019