“Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat Thaçit, pasi nuk mund të përballet me të”…
Dialogu Kosovë-Serbi ka tërhequr edhe vëmendjen e shefit të grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje.
Sipas tij, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, ka pranuar se po heq dorë nga dialogu.
Kjo, pasi tij është “matematikë e komplikuar për të”.
Konjufska shkon më tej kur thotë se kryeministri Haradinaj ia ka dorëzuar kompetencat presidentit Hashim Thaçi pasi nuk mund të përballet me të.
“Haradinaj nuk po mundet të përballet me presidentin Thaçi, po i lë gjërat në gjysmë karshi tij.
Krijimi i ekipit negociator është një hap i gabuar ndërsa marrëveshja finale me Serbinë është arritur por presidenti Thaçi nuk po tregon se çfarë përmban ajo”, u shpreh Konjufca.
Erjona Keta
04.02.2019