Hapin arkivolin e Kacifas duke ulëritur shprehje antishqiptare…
Kostandinos Kacifas është përcjellë si hero ditën e sotme gjatë ceremonisë së tij mortore. Me qindra grekë në Bularat, në korr kanë bërë thirrje për Greqinë dhe Vorio Epirin. Turma e grekëve ka hapur dhe arkivolin e Kacifas, ata kanë brohoritur gjithashtu dhe në emër të tij.

Hapin arkivolin e Kacifas duke ulëritur shprehje antishqiptare…
Trupi i pajetë i Kacifas, i cili ka rreth 10 ditë që ka vdekur, kaloi poshtë një flamur të stërmadh grek shoqëruar nga thirrjet:
“Vorio Epiri është Greqi, Kacifas jeton, Kacifas drejton”.
Tashmë pritet të mbahet mesha prej përfaqësuesve fetarë Grek, dhe më pas të varroset trupi i 35 vjeçarit.
Në vendin ku Kacifas u vra nga RENEA në Bularat, disa shtetas grekë kanë shkruar mbi gurë fjalën hero.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
08.11.2018