Hapet rruga Elbasan-Tiranë me një korsi kalimi për të gjitha automjetet.
Më në fund hapet rruga Elbasan- Tiranë.
Një zgjidhje tepër e vonuar kjo por më mirë vonë se kurrë. Specialistët realizuan më në fund kalimin e mjeteve me një korsi , por që bën të mundur zgjidhjen jo-përfundimtare. Ajo u bllokua tre ditë më parë, ndërsa një formacion shkëmbor do të bllokonte pak pas mesnate njërën nga koristë dykalimëshe. Ishte plotësisht e mundshme që një zgjidhje e tillë të vintë pas tri orësh e jo pas tri ditësh.
Nuk dihet ende pse ndodhi kjo zvarritje që më së shumti konsiderohet nënvleftësim nga firma që ende ndërton këtë segment autostrade.
Sidoqofotë, merr fund ankthi i udhëtimit nga Qafë-Krraba, që shton kohën e lëvizjes me një orë më shumë. Një ditë me parë drejtori i rrugëve paralajmeroi se nëse nuk garanton siguri bypasi, lëvizja do të rikthehet nga Qafë-Krraba. Version i tij tashmë ka rënë. Mjetet nga gjysma e Shqipërisë lëvizin lirshëm drejt tynelit që ndan Elbasanin me kryeqytetin.
Alfrida Danushi