Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Hapet autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra e gjeneratave…
Hapet autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra e gjeneratave...

Hapet autostrada Tiranë-Elbasan,Berisha: Endrra e gjeneratave…

8 vite më parë Komento

Tiranë, lajm-shqipTIRANË- Inaugurohet përfundimi i punimeve të autostradës Tiranë-Elbasan, e cila do të shkurtojë distancën mes dy qyteteve por edhe rretheve si Librazhdi, Korça, Pogradeci, Kolonja etj. Po sot u hap edhe tuneli i Krrabës 2,5 km, një nga segmentet e kësaj autostrade, i cili u përshkua fillimisht nga kryeministri Berisha dhe kryebashkiaku Basha.

Autostrada Tiranë-Elbasan shkurton së paku 40 minuta kohë.

BERISHA: BASHKUAM 2 QYTETE, REALIZUAM ËNDRRËN E GJENERATAVE
Pasi kaloi në tunelin e Krrabës, kryeministri Berisha iu drejtua simpatizantëve dhe qytetarëve që merrnin pjesë në hapjen e kësaj autostrade, duke thënë se me bashkimin e dy qyteteve me anë të kësaj rruge u realizua ëndrra e shumë gjeneratave.

“Urimet më vëllazërore për këtë ditë që do mbetet në memorien tonë si një ditë e krenarisë sonë individuale dhe kombëtare, sepse ne sot më 16 qershor të vitit 2013 bëjmë të vërtetë, realizojmë një ëndërr tonën dhe jo vetëm të gjeneratës sonë, por të tëra gjeneratave që ëndërronin që një ditë Elbasani, ky qytet i shpirtit dhe zemrës së madhe të shqiptarëve, djepi i dijes dhe shkollimit të bashkohej me Tiranën nëpërmjet një tuneli. Emocionet sot janë të mëdha sa vetë rruga, por njëkohësisht kënaqësia është shumë e madhe, sepse sot më 16 qershor, vendi që vetëm 6 vite më parë kishte rrjetin rrugor më të shkatërruar dhe prapambetur po can malet po ndërton tunele, kryevepra inxhinierike, po krijon realitete të reja gjeografike, ekonomike dhe sociale”, tha Berisha.

Kryeministri shtoi më tej se me hapjen e tunelit është realizuar një kryevepër inxhinierike.

“Sot tuneli dhe autostrada sjellin Elbasanin pranë Tiranës, e bëjnë atë qytetin më të afërt, por Librazhdi, Gramshi dhe Dumreja do jenë në Tiranë për 45 minuta. Pogradeci, Bilishti dhe Kolonja do vijnë në kryeqytet 1 orë më shpejt. Shqipëria inauguron sot segmentin më të rëndësishëm të korridorit të 8. Autostrada është segmenti më i rëndësishëm i korridorit të jugut, që do sjellë Beratin, Tepelenë në një kohë rekord. Tuneli është monument madhështor i një modeli që ka vetëm një qëllim, përmirësimin e jetës së qytetarëve shqiptarë. Me tunelin ne bëjmë që tregu i madh i Tiranës dhe Elbasanit të shkrihet në një, që prodhimet e mëdha të qarkut të Elbasanit dhe Korcës të vijnë në Tiranë me kosto më të ulët dhe shpejtësi më të madhe”, tha ai.

BERISHA: PRES BLUSHIN NE SELINE E PD, TUNELIN E HAPEM
Nga foltorja e ngritur përballë tunelit, kryeministri Berisha ftoi kandidatin për deputet të PS-së në Elbasan, Ben Blushin të shkojë në selinë e PD-së për të mbajtur fjalën e tij. Blushi më herët ishte shprehur skeptik për hapjen e tunelit dhe autostradës, duke deklaruar se do të merrte teserën e PD-së nëse kjo vepër realizohej.

“Gjithë këto ditë kam mendur për zotimin e Ben Blushit dhe kam vendosur ta ftoj në selinë e PD, t’i dorëzoj dokumentin e PD vetëm e vetëm për t’i dhënë atij mundësi njëherë në jetë të mbajë fjalën e tij. E pres në seli, kur të dojë, se ne tunelin e ndërtuam”, ironizoi kryeministri.

BERISHA: RAMEN E KA KAPUR SINDROMA E MOSHES SIME
Berisha nuk kurseu sot as akuzat për kreun e PS-së Rama, ndërsa u shpreh se ai përfaqëson alternativën e pesimizmit, por edhe se, së fundmi atë e ka kapur sindromi i moshës së kryeministrit.

“Ky tunel do bashkojë shqiptarët, modeli ynë i punësimit, rritjes së rrogave, integrimit. Ju ftoj të bashkohemi në përpjekjet tona që djersa jonë e ballit të japë më shumë fitime e mirëqenie. Modeli tjetër është ai i dëshpërimit dhe zhgënjimit, pesimizmit, mbjelljes së zisë kudo. Ky model i fabrikuar nga njerëz po ide kërkon që tunelin tuaj, rrugët tuaja, shtëpitë tuaja t’i mohojë, t’i fusë në thesin e Kocos dhe bashkë me Kocon në autobusin mavi. Është koha të bashkohemi, ne mbajmë fjalën tonë, tuneli është dëshmi e një fjale të dhënë të mbajtur para jush”, tha ai.

“Ramën e ka kapur sindromi i moshës sime. Duke mos pasur vite rinie shoku i autobusit ka ardhur tek të 50-tat me ide boshe në kokën e tij, meqënëse nuk kap dot vizionin tonë, gërmon në të shkuarën e tij dhe ju servir shqiptarëve mashtrime, mallkime gjëra pa vlerë, por kjo nuk është përgjegjësia ime, ai u rrit, zvarranik në bunker unë u rrita zog malesh, ja ku jam vazhdoj të fluturoj”, tha më tej Berisha.

KOMENTI I BERISHES NE FACEBOOK
Kryeministri Berisha e ka komentuar nga faqja e tij në facebook inaugurimin e autostradës, duke u shprehur se, “Ajo që deri dje dukej e pamundur, të dielën do të jetë një realitet i prekshëm për të gjithë ne. Nga e diela Tirana dhe Elbasani do të jenë më afër se kurrë, vetëm 15 minuta. Mali i ndante deri dje, tuneli i Krrabës e bën sot Tiranen dhe Elbasanin një. Ne bëjmë të vërteta ëndrrat tona! Ky është zhvillim”, ka thënë ai.

TE DHENA PER AUTOSTRADEN DHE TUNELIN
Autostrada Tiranë- Elbasan ka filluar në muajin Maj të vitit 2011 me punimet në tunelin e Krrabës.

Autostrada Tiranë – Elbasan është 27 km e gjatë, me 4 korsi, tuneli është 2.5 km i gjatë, me 7 mbikalime, 21 viadukte dhe 4 nenkalime.
Segmenti I (Sauk -Tuneli i Krrabës gjatësia 13 km)
Segmenti II (Tuneli i Krrabës gjatësia 2.5 km )
Segmenti III (Tuneli i Krrabës – Elbasan gjatësia 11.5 km)

Pas afro 9 muajsh filluan edhe dy kontratat e tjera të segmenteve rrugore para dhe pas tunelit. Ndërtimi i tunelit përfundoi për 13 muaj. Ky tunel është me dy tuba në zemër të malit me gjatësi mesatare rreth 2.5 km secili.

16.06.2013

Burimi: Balkanweb

albanian news balkanweb ballkanweb facebook gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqiptare gazeta sot gazeta tema inagurimi Kolonja Korça lajm i fundit lajm-shqip.com lajme shqip lajme shqip.com lajme sot lajmi lajmi i fundit lajmifundit.com librazhdi panorama pogradeci ritvan bode sali berisha tirane-elbasan top-channel.tv tuneli 8 vite më parë
admin
Etiketime albanian news balkanweb ballkanweb facebook gazeta panorama gazeta shekulli gazeta shqiptare gazeta sot gazeta tema inagurimi Kolonja Korça lajm i fundit lajm-shqip.com lajme shqip lajme shqip.com lajme sot lajmi lajmi i fundit lajmifundit.com librazhdi panorama pogradeci ritvan bode sali berisha tirane-elbasan top-channel.tv tuneli
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Efektet e pazbuluara shëruese të bimëve mjekësore

Pasardhëse

Adi Krasta, gjykata i zbut dënimin

Të Ngjashme

Ngjarje tragjike në Dibër, 48 vjeçari gjendet i varur në kasollen e banesës

Ngjarje tragjike në Dibër, 48 vjeçari gjendet i varur në kasollen e banesës

admin 3 vite më parë
Bashkëshortja e Azem Hajdarit habit me veshjen e saj në pritjen e Presidentit

Bashkëshortja e Azem Hajdarit habit me veshjen e saj në pritjen e Presidentit

Administrator 4 vite më parë
Vlorë/ Aksident, një drejtues biçiklete dërgohet në Spital…..

Vlorë/ Aksident, një drejtues biçiklete dërgohet në Spital…..

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com