Serena Williams u martua me Alexis Ohanian në Nju Jork nëntorin e kaluar, pak muaj pasi ishin bërë prindër. Ata janë takuar për herë të parë në vitin 2015-të dhe në një intervistë të dhënë kohët e fundit, tenistja amerikane u shpreh se nuk e kishte menduar kurrë se do të binte në dashuri me një mashkull të bardhë. Ajo ka qenë gjithnjë një mbrojtëse e flaktë e të drejtave të njerëzve me ngjyrë në Amerikë.
Habit tenistja e njohur: ‘Jemi bardh e zi, jam martuar me një mashkull…
“Unë jam një sportiste, ai është një njeri i biznesit. Ujë jam e zezë, ai është i bardhë. Jemi totalisht të kundërt, por mendoj se ne kompletojmë njëri-tjetrin. Ne e konceptojmë punën në mënyra të ndryshme”, tha Serena Williams në një intervistë.
“Më duket interesante, pasi nuk e kisha menduar kurrë se një ditë do të martohesha me një mashkull të bardhë. Ndaj kjo lidhje tregon se sa e vërtetë është kjo dashuri mes nesh, e cila nuk njeh diferencën e ngjyrave të trupit dhe kjo është më e rëndësishme për ne”, u shpreh tenistja amerikane.
«Je më e madhja gjithmonë, jo vetëm në sport. Flas për ty si nënë dhe grua. Jam kaq në ankth të të shkruaj shumë kapituj të rinj të përrallës sonë së bashku. Nuk e kisha kuptuar kurrë se sa shumë e kisha pritur për gjithë jetën këtë moment. Gjithçka kam bërë, për të gjitha që kam qenë krenar në karrierën time dhe në jetën time për 34 vitet e fundit, zbehet përballë kësaj që po bëjmë sot. Unë jam mirënjohës dhe i dashuruar”.
Është deklarata e dashurisë e Alexis Ohanian për Serena Williams, e postuar nën foton e puthjes në fund të ceremonisë që i bashkoi burrë e grua.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
16.05.2018