Gylenistët: A do të bëjë dhe Shqipëria të njëjtën ‘gafë’…si Kosova…!? A rrezikohet që skenari i Kosovës me gylenistët, të përsëritet dhe në Shqipëri? Ndërsa Kryeministri Edi Rama deklaroi se ‘Gylenistët’, janë të rrezikshzëm…! Edi Rama deklaroi mbrëmë në studion e ‘Oranews’, se rrjeti që organizoi ‘grushtin e shetit’ në Turqi, është i rrezikshëm
Gylenistët: A do të bëjë dhe Shqipëria të njëjtën ‘gafë’…si Kosova…!?
Ndërsa i pyetur nga drejtuesja e emisionit, Ilva Tare se:. Nëse skenari si ai i Kosovës që disa persona u arrestuan dhe u depërtuan të Turqi, mund të ndodhë edhe në Shqipëri…?, Rama theksoi:
“Di të them që rrjeti, i cili organizoi përmbysjen me dhunë përmes armëve në Turqi… është i rrezikshëm. Ndërsa, kur vjen puna te Shqipëria…! Ne sigurisht që njerëz, apo individë të cilët supozohen të lidhur me atë rrjet, i mbajmë nën vëmendje. Kjo pasi bëhet fjalë për sigurinë tonë kombëtare. Kjo nuk është me nëse, kjo është shumë e thjeshtë…! S’kam prirjen t’i konsideroj ato që ndodhën në Turqi të lehta.
S’i jap llogari askujt në cilat dasma shkoj, presidenti Erdogan, më ftoi në dasmën e të bijës… dhe kam shkuar

Ndërsa, për sa i përket marrdhënive të tij, me Presidentin Turk, Rexhep Taip Erdogan, Kryeministri Rama tha:
“Unë nuk i kërkoj leje e si jap llogari askujt në cilat dasma shkoj, por unë nuk kërcej nëpër dasma se nuk e kam këtë talent. Së dyti, jam ndier i nderuar që presidenti Erdogan, më ka ftuar në dasmën e të bijës… dhe kam shkuar. Së treti marrëdhëniet tona me Turqinë, s’kanë përbërë e s’përbëjnë jo kërcënim të sovranitetit, por asnjë lloj kushtëzimi dhe profesori duhet ta mbajë mend, që Turqia ka qenë i pari vend që ka njohur Kosovën e pavarur”, theksoi Rama
Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili