U rrahën me grushta një polic rrugor dhe një shofer përpara Kolegjit turk në Tiranë, në kilometrin e parë të autostradës Tiranë-Durrës.
Rrihen me grushta polici rrugor dhe një shofer përpara shkollës…
Një polic i Rrugores është përfshirë në sherr verbal me një drejtues mjeti pas një debati mes tyre.
E gjithë skena ndodh në sytë e fëmijëve që po shkonin në shkollë, shkruan opinion.al.
Siç shihet edhe në video, kanë ndërhyrë qytetarët për të ndarë policin me shoferin pasi i dhanë ca grushte të mira njëri-tjetrit.
Pritet të mësohet më shumë rreth kësaj ngjarje që për më tepër shokoi fëmijët që në orët e para të mëngjesit.
01.02.2018