Për shumë femra gjoksi është ajo pjesë e fizikut me anë të cilit mundohen të tërheqin të tjerët dhe të duken në përgjithësi më joshëse. Për këtë arsye ato shpesh i drejtohen kirurgëve për të bërë ndërhyrje në këtë zonë.
47 vjeçarja amerikane Allegra Cole, e cila jeton në Newport Beach të Kalifornisë, i ka kaluar të gjitha pritshmëritë e mundshme.
Cole, ka shkuar përtej imagjinatës së çdo femre në lidhje me gjoksin.
Allegra nuk mjaftohej vetëm të kishte një gjoks të madh, por ajo shpenzoi plot 57 mijë paund për patur gjoksin më të madh në botë.
47-vjeçarja u rrit në një familje me tradita kishtare dhe punoi si mësuese pianoje deri në moshën 30-vjeçare, periudhë në të cilën ajo filloi seancat e para të operacioneve plastike.
Dëshira e saj për të operuar gjoksin erdhi pasi ajo u bë nënë dhe teksa ushqente fëmijën me qumësht gjiri, gjoksi i saj nuk ishte më në formë.
Gruaja që theu rekord botëror me gjoksin e saj, vinte nga një familje…
Kështu 47-vjeçarja vendosi të shkojë drejt ndërhyrjeve estetike për të rregulluar gjoksin e saj. Ajo nuk u mjaftua me një seancë të vetme. I kërkoi mjekëve që t’i bënin gjoksin më të madh në botë.
“Pas operacionit të parë nuk pashë shumë ndryshim, nuk ndihesha mirë, kështu që vendosa të kem ndërhyrje të tjera.
Mjekët futën akoma më shumë silikon dhe gjoksi im u zmadhua kaq saç e shihni tani”, u shpreh ajo.
Tashmë njihet si femra me gjoksin më të madh në botë. Fotot e saj po bëjnë mjaft bujë ne internet.
Duke qenë se ajo vjen nga një familje me traditë kishtare, ndërhyrja në gjoks e saj bie ndesh me ideologjitë fetare.
“Unë ende besoj në vlerat thelbësore të kishës, por nuk mund të jem dakord me disa parime”, përfundoi ajo.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
07.05.2018