Një grua teksa pastronte dhomën e vajzës së saj u tmerrua kur pa se çfarë ndodhej brenda. Një gjarpër piton ishte rehatuar në krevat. Ajo lajmëroi menjëherë kapësit e gjarpërinjve.
Gruaja gjen pitonin tek krevati i së bijës, tmerrohet dhe lajmëron…
“Nëna po rregullonte krevatin e vajzës kur pa një gjarpër duke lëvizur në cep dhe për pak minuta u ngjit nga toka për t’u rehatuar në dyshek”, tha kapësja Ally Wilkinson.
Nuk është mësuar ende se si ka arritur ky piton në katin e dytë të shtëpisë. Megjithatë ata njihen si kacavjerrës të zotë, me shumë gjasa mund të ketë hyrë prej ndonjë tubi.
Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
20.09.2018