Gjykata italiane ka dënuar me 16 vite burg shqiptarin Kujtim Beli, i cili i mori jetën bashkëkombasin e tij Durim Hyseni. Ngjarja ndodhi në Terni të Italisë në 18 korrik të vitit 2017-të. Ai dyshonte se miku kishte pasur një lidhje me ish-gruan e tij. Po ashtu gjykata urdhëroi po ashtu dëbimin e tij për në Shqipëri, si dhe një gjobë prej 100 mijë euro për secilin, gruan dhe 3 fëmijët e viktimës.
Gruaja e tradhëtoi me shokun e ngushtë, ja sa vite burg dënohet shqiptari për krimin e rëndë

Pas arrestimit, Beli pranoi para autoriteteve italiane autorësinë e vrasjes duke shtuar se Demir Hyseni kishte pasur në të kaluarën një histori dashurie me bashkëshorten e tij në vitin 2013-të, nga e cila është divorcuar dhe që aktualisht jeton në Gjermani, por me sa duket nuk ia kishte falur kurrë mikut të tij.
Beli kishte shkuar në Itali vetëm 8 ditë para krimit, ndërsa duket se kishte vetëm synim vrasjen e Hysenit. Një ditë para vrasjes , në 17 korrik e kishte telefonuar viktimën duke e informuar se ndodhej në Itali. I kishte kërkuar ta ndihmonte me një vend pune. Pikërisht me anë të kësaj bisede telefonike, policia italiane mundi të gjejë gjurmët e lëvizjes së vrasësit, i cili u arrestua 12 orë pas krimit në afërsi të portit të Barit. Ai po tentonte të largohej drejt Shqipërisë. Me vete mbante rrobat që kishte veshur në momentin që vrau mikun e tij.
Sipas hetimeve takimi mes Belit dhe Hysenit kishte nisur me një grindje të ashpër me fjalë e më pas kulmoi me disa të shtëna pistolete. Demir Hyseni ndërroi jetë menjëherë në vendngjarje, nga 7 plumbat e marra nga pistoleta gjysmë automatike e përdorur nga Kujtim Beli.
Për lajm-shqip:
Jorida Fataj
15.05.2018