Përgjithësisht gratë e politikanëve i shohim të veshura me elegancë duke mbajtur një qëndrim përgjithësisht serioz.
Krejt e kundërta ka ndodhur në Ukrainë. Gruaja e një politikani preferonte t’i nxirrte asetet e saj në rrjetet sociale.
Gruaja e deputetit poston foto erotike. Nuk të duroj dot më i kthehet ai dhe largohet.
Bëhet fjalë për deputetin Aleksandr Politukha, i cili është larguar nga shtëpia për të mos u kthyer më. Bashkëshortja e tij Alena Politukha nuk i është bindur për të mos publikuar më foto provokuese në rrjete sociale.
Pasi u largua nga banesa ai ka paraqitur kërkesën për divorc. Alena pretendon se bashkëshorti i saj ishte larguar dhe e kishte lënë së bashku me të birin pa asnjë kacidhe.
Pavarësisht se politikani nuk ka folur asnjëherë publikisht për sjelljen e bashkëshortes së tij, ai nuk ka qenë aspak dakort, madje i ka ardhur në majë të hundës prej veprimeve të saj.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
03.05.2018