Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»AKTUALITET»Rama dhe gruaja 80 vjeçare: Deputete do të kisha bërë po…
Rama dhe gruaja 80 vjeçare: Deputete do të kisha bërë po...
Rama dhe gruaja 80 vjeçare: Deputete do të kisha bërë po...

Rama dhe gruaja 80 vjeçare: Deputete do të kisha bërë po…

4 vite më parë Komento

Gruaja 80 vjeçe lë pa fjalë Ramën/ Kryeministri: Po të kisha njohur do të bëja deputete

Të ngjashme mund të lexoni:

• Rama shan “Le Iene” për fëmijët e Bulqizës: Tmerr, të ndyrë, kazanë…

• Rama vazhdon premton për Rrugën e Arbrit: Do t’ju bëjmë lagje të Tiranës

• Sherri i papritur- Edi Rama godet hapur Top Channel!

Gruaja 80 vjeçare nga Mati ka marrë fjalën dhe nuk e ka lëshuar mikrofonin deri sa i rreshtoi Kryeministrit Rama të gjitha problemet. Që nga TVSH mbi biznesin e vogël, mungesa e dëmshpërblimit për tokat e zëna nga HEC-et dhe mbi të gjitha për pamundësinë për të paguar dritat. Në një dyzinë kërkesash, Kryeministri Edi Rama ka dalë nga situata duke i thënë gruas së moshuar se ti qenke për deputete, por pa i dhënë zgjidhje për hallet e saj, që janë në fakt hallet e shumë qytetareve në Shqipëri.

Bashkëbisedimi që bënë Rama dhe gruaja e moshuar në pallatin e Kulturës

Rama: Jepja mikrofonin asaj zonjës aty poshtë, se këtu në Mat, gratë e bëjnë ligjin (të qeshura). Po, pse kush e bënte ligjin, Ahmeti (Zogu) apo Geraldina, si thoni ju?

Gruaja: Përshëndetje të gjithëve. Ti je Kryeministri i Shqipërisë. Dhe ne kemi besim te qeveria, te pushteti, por ama në qytetin e Burrelit unë jam pensioniste me 140 mijë lekë, që kam punuar 33 vjet në Postë-Telekomunikacion. Jam qytetare e Burrelit, e vjetër, bashkë me të gjithë prindërit e mi. Qejf kam të më dëgjosh deri në fund, se jam nëna juaj.

Rama: Unë po të dëgjoj, po do që të të çohem edhe në këmbë, po çohem…

Gruaja: Tani ne qytetin e Burrelit, këtë pasuri qe kemi ne, miniere, krom, dru, gjithçka dhe qyteti i Burrelit është më i varfëri në të gjithë zonat e Veriut. Kromi jonë shkon në Tiranë, shkon në Turqi, shkon në Kinë, gjithandej dhe rrugët tona janë shtrembra-shrembra e shema-shema. Jam duke shkuar 80 vjeçe. Më vjen shumë keq për qytetin e Burrelit, pasi ka qenë qytet lulesh, qytet mollësh, më i miri në zonën e Veriut… Hidrocentrali i Burrelit më ka zënë në 300 dynym tokë në Ulëz, “Karl Marksi” dhe “Frederik Engelsi”. Ça t’i bëj mor zoti Kryeministër, unë kam që nga 2014 pa paguar dritat, ti thuaj do të fus në burg.

Rama: Mirë, dakord, dakord e mora vesh…

Gruaja: Edhe unë do të flas deri në fund, pasi i kam dhe dy-tre pyetje…

Rama: Ti do të flasësh, por do të flasin edhe të tjerët.

Gruaja: Për atë pronën atje, s’më ka dhënë askush asnjë dhjetë qindarkësh. Dhe unë kam dashur ta paguaj dritat, por me kanë ndodhur disa fatkeqësish. Pra, s’jam e zonja kurë të paguajë 2014-n… Kam një lokal me të vogël me katër tavolina.

Rama: Ah, paske dhe një lokal të vogël…

Gruaja: Po, e kam hapur për vete, as kam zënë tokë, as kam zënë trotuar, e kam bërë për t’i shtuar ca lekë pensionit. Çfarë taksash të paguaj unë?

Rama: Pse e mban hap, mbylle?

Gruaja: Çfarë të ha?

Rama: Domethënë, për këtë punë e ke bërë lokalin, apo jo?

Gruaja: Vajzën e djalit e kam psikologe, por ka dy vjet që rri në shtëpi. S’ka të punojë, ku të punojë? Pasi njëri merr hallën, njëri merr tezen. S’kem këllqe. Unë e di që keni shumë punë, dhe ti besoj se po mundohesh me punu, por s’të lë kush me e bë. S’të lë shoku tënd që ke në Tiranë që leh si qen.

Rama: Kush është ai? (të qeshura në sallë). Mirë, tashti unë s’të kam njofur ty më përpara, pasi pa asnjë shaka sot ti do të ishe deputete në parlament, por nuk të kam njof më përpara. Të siguroj do të ishe deputete sot, 100%. Por s’të kam njofur më përpara, ky është faji i partisë (socialiste) që nuk prezanton me oratoret e vërteta të komunitetit. Sot ti ngrite të gjitha problemet e Shqipërisë.

E para, ti mos ki merak se nuk të fut njeri në burg se nuk paguan dritat. Këtë lloj teorie e ka ngritur kazani dhe ke rënë brenda edhe ti që, je shumë e zgjuar, por e paske ngrënë edh ti, sepse nuk është futur kurrë njeri në burg, sepse nuk paguan dot dritat, kurrë, por në burg kanë shkuar ata që vjedhin dritat. Janë dy gjëra të ndryshme.

Burimi: Opinion

11.11.2017

 

deputete edi rama gruaja 80 vjecare mat 4 vite më parë
admin
Etiketime deputete edi rama gruaja 80 vjecare mat
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

Aksident i rëndë në Qafën e Koshovicës, plagosen 8 persona

Pasardhëse

Akuzat/ Qeveria po hakmerret ndaj Lazaratit, e ka lënë në…

Të Ngjashme

Tre prokurore femra do bëjnë ‘zap’ krimin në Fier…

Tre prokurore femra do bëjnë ‘zap’ krimin në Fier…

admin 3 vite më parë
Fier. Banorët e Zharrezës do i bashkohen studentëve!

Fier. Banorët e Zharrezës do i bashkohen studentëve!

admin 3 vite më parë
Radhë automjetesh në Kapshticë, shkak probleme në…

Radhë automjetesh në Kapshticë, shkak probleme në…

admin 3 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com