Deputetja demokrate Grida Duma ka debatuar ashpër me deputetin socialist Sadri Abazi.
Në Komisionin e Integrimit ka patur debate të forta veçanërisht mes Gridës dhe deputetit socialist.
Debati nisi në momentin që z.kryeministrja Senida Mesi po raportonte në komision.
Grida kish qenë duke folur me deputetin demokrat Genc Pollo dhe ish-ministrin Bledi Çuçi.
Debati ka nisur kur Sadri Abazi i ka kërkuar Dumës të pushojë.
Aty i janë kthyer si Duma ashtu edhe Genc Pollo.
Grida Duma deputetit të PS: Kujdes me mua se e sheh pastaj…
Debati mes palëve:
Sadri Abazi: Pusho ti moj se nuk do të dëgjojmë ty.
Duma: Çfarë ke!? Kujdes kur flet.
Abazi: Kujdes unë?
Duma: Rri urtë, ule zërin.
Abazi: Ulur e kam, por e ngre kur të duash.
Pollo: Ngrije sa të duash, por mbaje mbyll.
Duma: Kujdes me mua se e shef pastaj.
Abazi: Kujdes thuaji atyre që komunikon. Se s’komunikon me mua.
Duma: Kujdes kur flet.

Për lajm-shqip:
Klajdi Thaçi
27.03.2018