Të gjitha fluturimet e avionëve nga Belgjika dhe drejt Belgjikës janë anulluar të mërkurën për shkak grevës kombëtare të kontrollorëve të trafikut ajror.
Periudha e anullimit është 24 orë, duke filluar nga ora 22:00 e së martës, dje. Tri federata të madhe kanë bërë thirrje për mbajtjen e kësaj greve.
Shaka për këtë grevë janë bërë mosmarrëveshjet për rritjen e pagave.
Sindikatat bëjnë thirrje për një rritje të pagave, përfitimeve dhe pensioneve për çfarë ata besojnë se duhen për një nivel jetese të arsyeshëm dhe po ashtu edhe për përmirësimin e balancës midis punës dhe jetës.
Greva do të ketë efekte të kufizuara mbi fluturimet në hapësirën ajrore belge, pasi Skeyes është përgjegjëse për të gjithë trafikun deri në lartësinë 7500 m.
Mbi këtë lartësi, fluturimet janë të kordinuara me ndihmën e organizatës së kontrollit të trafikut ajror të Europës, Eurocontrol, që tha se do të bënte publike disa këshilla rutinë sesi të shmangej hapësira ajrore belge.
Elona Tereziu
13.02.2019