Burime të mediave greke që i referohen informacioneve nga Ministria greke e Punës bënë të ditur se në ditët e ardhëshme Greqia do të japë një kompensim “solidariteti rinor”. Vlera prej 400 euro, për secilin nga të papunët me moshë nga 18 deri në 24 vjeç.
Të ngjashme mund të lexoni:
•Nga Mentor Kikia/ Prokurorisë i doli ‘tymi i zi’ më në fund
•Tentuan të vidhnin kishën reagon Mitropolia e Korçës
Vetë ministrja e Punës, Efgi Ahcioglu në një deklaratë për mediat tha:
“Kompensimin do ta marrin gjithë të rinjtë që janë të regjistruar në evidencat e OAED-it në muajin tetor dhe që nuk marrin asistencën e papunësisë (epidoma anergias)”.
Të interesuarit duhet të aplikojnë në faqen e internetit të OAED (ëëë.oaed.gr). Duhet të japin një numër llogarie bankare ku do të depozitohet shuma e kompensimit.
Afati për aplikimin është deri të mërkurën e ardhshme, më 20 dhjetor 2017. Ndërsa siç tha ministrja, kompensimi do të paguhet deri në fund të muajit. Shuma e përgjithshme i kalon të 20 milionë eurot.
Përfitues do të jenë më shumë se 55.000 të rinj.
Ministrja sqaroi se ky kompensim i jashtëzakonshëm për këtë grupmoshë jepet, pasi të rinjtë nuk kanë vjetërsinë e duhur të punës, që të përfitojnë rregullisht asistencë papunësie.
Ministria e punës, nëpërmjet një njoftimi për shtyp, thotë se kushti që i riu (e reja) të përfitojë kompensimin është që të ketë qenë i regjistruar në OAED . Deri më 31 tetor 2017 dhe të vazhdojë të jetë i papunë. Pagesa e kompensimit në llogaritë bankare të përfituesve do të bëhet deri më 31 dhjetor 2017.
Për Lajm-shqip
Engjell Serjani