Athina zyrtare nuk mund të pranojë që në kohë krize ti ikin nga duart një shumë e majme 1.3 trilion euro e për këtë arsye duket se Greqia shumë shpejt do të depozitojë në OKB një kërkesë për kufijtë e saj, dhe mbi të gjittha për të përcaktuar zonat eksluzive ekonomike.
Ndërsa Athina ka hedhur hapin e parë në kërkimet e hidro karburve në detin Jon dhe në jug të Kretës kjo, lëvizje e re e qeverisë së kryeministrit Antonis Samaras, sipas mediave greke mund të ngjallë konfliket me shtete fqinje, duke kujtuar marrëdheniet jo të mira me Turqinë apo edhe me Shqipërinë.
Çështjen e përcaktimit të kufijve detare e ka marrë Departamenti Hidrografik i Marinës i cili e ka përfunduar këtë proces dhe tashmë ndodhet në duart e drejtorisë përkatëse të Ministrisë së Jashtme në lidhje me trajtimin juridik të kësaj nisme dhe depozitimin e saj në Drejtorine e Çështjeve Oqeanike dhe të së Drejtës Ndërkombëtare për Detin në OKB.
Sipas mediave greke ajo që po mban nën kontroll Greqinë është se Athina zyrtare ka 7 vjet që po negocion me Egjiptin pa arritur në një marrëveshje të saktë për kufijtë detarë, me Turqinë bisedimet gjithnjë janë të ndërvarura nga tensionet midis dy vendeve,ndërsa edhe negaciatat me Libinë ndodhen në një fazë tranzicioni për arsye të zhvillimeve politike në këtë vend.
Ndërkohë edhe pakti detar me Shqipërinë në vitin 2009 është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë dhe ende nuk është proceduar në një nivel të ri bisedimesh.
06.01.2013
Burimi: Ora News