Një operacion antidrogë është zhvilluar në Greqi ku janë arrestuar 4 shqiptarë dhe katër grekë, shkruan syri.net.
Një shqiptar i dënuar drejtonte grupin e drogës. Janë arrestuar 8 vetë.
Mendohet se këta vepronin si një grup i strukturuar në trafikun e drogës dhe i gjithë grupi drejtohej nga shqiptarët.
Janë sekuestruar një sasi droge dhe kapoja e grupit është një shqiptar 27 vjeç i dënuar me 10 vite për trafik droge dhe më parë për tentativë vrasjeje.
Nga kontrolli në shtatë banesa janë sekuestruar 105 kg kanabis, celularë, makina dhe një sasi eurosh.
25.01.2018