Gjykata e ishullit të Mitilinit, në Greqi, ka dënuar një emigrant shqiptar. Ai akuzohet se përdhunonte të bijën 13-vjeçe dhe për këtë akuzë, gjykata i jep 50 vite burg tepelenasit.
Përdhunonte të bijën 13-vjeçe, gjykata në Greqi, i jep 50 vite burg tepelenasit.
Ky dënim ju dha emigrantit shqiptar, pas provimit të akuzës se për dy vjet rresht ai përdhunonte të bijën vetëm 13-vjeçe.
Për të njëjtën çështje është dënuar me 15 vjet edhe bashkëshortja e tij. E cila ishte në dijeni për veprimet monstruoze të të shoqit. Por që ajo, nuk kishte bërë asnjë denoncim.
38 vjeçari B.H., nga Tepelena ishte arrestuar në maj të vitit të kaluar. Ai është akuzuar se abuzonte seksualisht me të bijën 13 vjeçare.
E mitura përjetonte një ferr të vërtetë për dy vite rresht. Por nuk guxonte të hapte gojën dhe qëndronte e mbyllur në vetvete, ndërsa kishte rënë shumë në mësime.
Sjellja e saj tërhoqi vëmendjen e bashkënxënësve dhe të mësuesve dhe dalëngadalë, e asistuar nga psikologët, ajo nisi të tregonte gjithë tmerrin që i kishte krijuar prindi i vet.
Familja që kishte dhe tre fëmijë të tjerë, jetonte prej shumë vitesh në fshatin bregdetar Thermi në ishullin e Mitilinit. 38 vjeçari ishte akuzuar edhe me herët për keqtrajtim të fëmijve dhe dhunë në familje, mirëpo kishte marrë pafajësinë.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili
Të ngjashme mund të lexoni: