Autoritetet helene kanë vendosur që të mbyllin gjatë orëve të drekës Akropolin dhe Teatrin e Dionisit
I nxehti afrikan që ka përfshirë ditët e fundit Greqinë, kanë detyruar autoritetet të mbyllin disa nga qendrat arkeologjike më të vizituara nga turistët.
Me rritjen e temperaturave, që kanë arritur deri në 42 gradë celsius në disa zona të Athinës, autoritet helenike kanë vendosur sot të mbyllin në orën 14:00 Akropolin dhe teatrin antik të Dionisit për të mbrojtur nga vapa vizitorët, por dhe personelin. Zakonisht, këto dy qendra arkeologjike qëndrojnë të hapura nga ora 08:00-20:00.
Shërbimet e emergjencës janë në alert në të gjithë vendin dhe autoritete kanë këshilluar të moshuarit dhe fëmijët të qëndrojnë në shtëpi pjesën më të madhe të ditës.
16 korrik 2012
Burimi: Gazeta Shqip