Një shtetas shqiptar i arratisur nga burgu i Patras është arrestuar nga policia greke në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës.
Burime të policisë greke thanë se 30 vjeçari K.K kishte dalë me leje të përkohëshme nga burgu i Patras.
Rikapet i arratisuri nga burgu i Patras.
Ai nuk u kthye më pas mbarimit të afatit të lejës së dhënë.
Në burgun e Patrës ai vuante një dënim prej 15 vjet e 6 muaj me akuzën për trafik droge.
Shtetasi ishte shpallur në kërkim nga autoritetet e burgut.
“Liria” e tij ka përfunduar në pikën e kontrollit të pasaportave.
Policët i kanë hedhur prangat, pasi u identifikua si “person në kërkim”.
Ai do të kthehet sërish në institucionet e burgimit, ku do të duhet të gjykohet e ndëshkohet edhe për veprën penale të arratisjes nga burgu.
Për lajm-shqip
Engjëll Serjani