Grekët nuk kanë të ndalur me nderimet të cilat po i bëjnë Kostandinos Kacifas.
Ata kanë vendosur ta shpallin hero, duke i vendosur emrin e tij një rruge dhe duke i ndërtuar një bust.
Kryebashkiaku i Argons në Mikenë ka propozuar që në këtë qytet një rruge t’i vihet emri i Kacifas si dhe të ngrihet një bust.
Grekët nderojnë Kacifan, një emër rruge dhe një bust në nder të….

Me anë të një njoftimi në media, Dimitri Kambosos u shpreh se do t’i jepet emri i Kacifas një rruge në pjesën jugore të qytetit Argos si dhe ngritjen e një busti.
“Është mirë të prezantojmë historinë tonë moderne”, tha Kambosos.
Dimitris Kambosos kritikoi edhe zgjedhjen e opozitës për të mos votuar për asnjë nga dy rezolutat që ai ka ngritur.
Ai e ka quajtur vrasje vdekjen e 35-vjeçarit, ndërsa ka kritikuar ashpër edhe krerët e dy shteteve, Rama dhe Tsipras.
Sara Mustafa
15.11.2018