Lajm Shqip

Lajmet më të fundit
  • Kreu
  • AKTUALITET
  • POLITIKË
  • EKONOMI
  • KRONIKE
  • SOCIALE
  • KULTURE
  • LIFESTYLE
  • FOTO-LAJM
  • GAZETA
Lajm Flash
  • POLICIA E SHTETIT: EDHE 7 DITË NGA MBYLLJA E APLIKIMEVE PËR OFICERË TË POLICISË KRIMINALE   |   1 vit më parë

  • ZËRI I AMERIKËS/ SHQIPËRI: SPITALET COVID MBINGARKESË PACIENTËSH NGA TË GJITHA MOSHAT   |   1 vit më parë

  • OFL: FORMULARË TË DEKLARIMIT TË PASURISË PËR 3 “TË FORTËT” NË BERAT   |   1 vit më parë

  • COVID-19, RËNDOHET SITUATA / HUMBIN JETËN 5 PACIENTË DHE INFEKTOHEN 154 NË 24 ORË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT, 13 GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • TABAKU: RAMA GËNJEN SHQIPTARËT! BILANCI I TIJ: NË 7 VITE KA NDËRTUAR VETËM 22 KILOMETËR RRUGË!   |   1 vit më parë

  • VELIAJ FALENDERON QYTETARËT: MIRËNJOHJE QYTETARËVE QË MBAJNË MASKA NË AUTOBUSË   |   1 vit më parë

  • KURSI I KËMBIMIT/ VAZHDON TË FORCOHET EURO   |   1 vit më parë

  • DITA NDËRKOMBËTARE E RINISË/ META: BASHKOHUNI DHE MERRNI NË DORË FATET TUAJA DHE TË ATDHEUT TONË!   |   1 vit më parë

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020   |   1 vit më parë

  • COVID-19, MSH: 125 raste të reja në 24 orët e fundit. Humb jetën një paciente nga Vlora   |   1 vit më parë

  • ZYRTARE/ ILIR DAJA ËSHTË TRAJNERI I RI I PARTIZANIT   |   1 vit më parë

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA   |   1 vit më parë

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT   |   1 vit më parë

 
Ndodhesh nëKreu»KURIOZITETE»Gratë në timon, më mirë se meshkujt
Gratë në timon, më mirë se meshkujt

Gratë në timon, më mirë se meshkujt

9 vite më parë Komento

Në SHBA janë më të shumta në numër dhe kanë shënuar një ndryshim të tendencave edhe për tipin e karakteristikat e modeleve të makinave që kërkojnë

shoferja grate ne timon lajm-shqipSot, ndryshe nga shumë vite më parë, nuk habitemi më nëse shohim një femër në timon. Nëse dikur, automatikisht mendonim se ato femra që kishin makinë ishin shumë mirë ekonomikisht, tani mendojmë se më shumë se një mjet luksi është një domosdoshmëri për jetën e përditshme. Madje mund të themi se janë pikërisht femrat ato që kanë më shumë nevojë për makinë sesa meshkujt. Janë ato që çojnë fëmijët në shkollë, që i marrin, që bëjnë pazaret e ditës, që kryejnë çdo nevojë të familjes. E nga Amerika duket se kjo tendencë ka filluar. Larg bindjeve të zakonshme, gratë në timon janë më të suksesshme se burrat, të paktën në SHBA. Kështu tregon një studim i bërë nga Instituti i Kërkimit të Mjeteve të Transportit në Universitetin e Miçiganit, në bazë të variacioneve të regjistruara në 15 vjet analizë. Në vitin 1995, për shembull, meshkujt me patentë për drejtimin e automjetit ishin 89,2 milionë përballë 87,4 milionë gra me leje të rregullt qarkullimi. Situata ndryshoi në vitin 2010, me 105,7 milionë patenta për femrat dhe 104,3 milionë për burrat. Nga studimi vihet re një ndryshim sidomos në grupet me moshë të re: për shembull mes 19-vjeçarëve, një në katër të tillë nuk shqetësohet aspak për t’i bërë të gjitha praktikat e duhura për të marrë patentën, krahasuar me një në tetë që ishte ky raport në vitet ‘70. Ndërkaq, ndërsa përqindja e burrave me moshë nga 25 deri në 29 vjeç që kërkojnë patenta është zvogëluar me 10.6 për qind në 15 vjet, ajo e grave ka regjistruar një rritje me 4,7%. Këtu, nën efektet e plakjes së popullsisë, gratë po marrin gjithmonë e më shumë pozicion në rrugët amerikane. Të vetmit që i kanë rezistuar kësaj tendence kanë qenë meshkujt nën 44 vjeç, por sipas ekspertëve bëhet fjalë për një refleks të lidhur me demografinë, duke qenë se aktualisht në SHBA raporti i lindjeve është 105 meshkuj për 100 femra. Femrat, megjithatë, po “hakmerren”, sepse jetëgjatësia e jetës së tyre (80 vjet mesatarisht) është më e lartë se ajo e meshkujve (75 vjet). Kjo që po ndodh në SHBA përfaqëson një ndryshim real dhe historik, duke qenë që prej 1908-s, që kur doli kompania e montimit “Ford Model T”, burrat në timon kanë qenë më të shumtë në numër se gratë. Në vitet ‘50, kur patentat që kishin gratë ishin sa gjysma e numrit të femrave në moshë për ta marrë, raporti mes grave dhe timonit u bë objekt i satirave të ndryshme, që vazhdoi të shtrihej jashtë SHBA-së deri në ditët tona. Por sot mund të jetë mashkulli objekt i parodive, duke qenë se studimi i fundit tregon se përdorimi, ose më mirë “abuzimi” i internetit dhe formave të tjera të teknologjisë dixhitale shtëpiake, si për shembull videolojërat, ndikojnë në uljen e numrit të shoferëve meshkuj, sidomos mes të rinjve. Nuk është hera e parë që revolucioni dixhital shihet si shkaktari kryesor i rënies së dëshirës për të ngarë makinën. Të dërgosh sms teksa je duke ngarë, konsiderohet shumë e rrezikshme dhe shpesh i bën drejtuesit që të humbasin edhe patentën. Por, nga ana tjetër, ata mund të argëtohen pa masë me celularin e tyre teksa janë në mjetet e transportit publik, si autobus, trena apo metro. Por ndërkaq janë edhe dy elemente të tjera me karakter ekonomik dhe social që kontribuojnë sidomos mes të rinjve: nga njëra anë kriza që e bën blerjen e një makine shumë të kushtueshme dhe, nga ana tjetër, fakti që të kesh një makinë nuk konsiderohet më si një “status simbol”. Këtë e tregon fakti që në përgjithësi, numri i automobilistëve mes moshës 16 vjeç (mosha kur mund të marrësh patentën në SHBA) dhe 24 vjeç është në rënie për të gjithë.

Në fund, një konsideratë me karakter teknik: “Ndryshimi i trendit mes burrave dhe grave është i destinuar të bëjë ndryshime edhe në botën e makinave për sa u përket modeleve të kërkuara, mesatares së përdorimit të mjetit, konsumit energjetik dhe sigurisë rrugore”, thotë Michael Sivak, një nga autorët e studimit. Sipas ekspertit, gratë, më shumë se burrat, janë më të prirur për të blerë makina të vogla më të sigurta dhe që harxhojnë shumë pak karburant, e drejtojnë më pak makinën dhe pësojnë më pak aksidente se meshkujt për të njëjtën distancë të përshkuar. Me pak fjalë, ky ndryshim ka benefite të mëdha për ambientin, trafikun, shëndetin.

15.11.2012

Burimi: Gazeta Shqip

amerike familja femina femina.al femrat gazeta shqip gazeta shqip on line gazetat grate kuriozitete kuriozitete nga bota makinat shba shqip Tendence usa www 9 vite më parë
admin
Etiketime amerike familja femina femina.al femrat gazeta shqip gazeta shqip on line gazetat grate kuriozitete kuriozitete nga bota makinat shba shqip Tendence usa www
Twitter Facebook Google + Stumble linkedin Pinterest Më shumë
Të mëparshme

VIDEO spektakolare/ S’keni parë kurrë aksidente të tilla!

Pasardhëse

Laptopi shkakton depresion

Të Ngjashme

Video/ Ushtari kthehet nga shërbimi, gruaja e pret me barkun e rrumbullakosur, ja reagimi…

Video/ Ushtari kthehet nga shërbimi, gruaja e pret me barkun e rrumbullakosur, ja reagimi…

admin 3 vite më parë

Faqen e tradhtive e përmbytin klikimet nga… parlamenti

admin 9 vite më parë

Libri i Papës: Krishti s’ka lindur për Krishtlindje

admin 9 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Horoskopi

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

Moti

  • PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

    PARASHIKIMI I MOTIT/ JA SI NIS JAVA

Politikë

  • Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

    Veliaj kërkon të ndryshojë datën e ditës së verës, ish-ministri i jep përgjigjie “fytyrës”

  • Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

    Studiuesi Muka: “Pakti për Universitetin” thjesht një pemtim elektoral

  • Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

    Filo kundër Ramës, të anulohet ndërtimi i TEC-it në Korçë

  • Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

    Berisha: Ndërtimi i termocentralit në Korçë armik i qytetarëve dhe i mjedisit

  • Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

    Policia shqiptare dhe ajo e Malit të Zi kapin 84 kg marijuanë

Lifestyle

  • HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

    HOROSKOPI MUJOR, GUSHT 2020

  • 5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

    5 ARSYE PËRSE GRATË DUHET TË MASTURBOHEN RREGULLISHT

  • Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

    Parashikimi i motit sot, e hënë 11 mars 2019

  • Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

    Ja ku ndodhen ligjet më “qesharake” nëpër botë

  • Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

    Plakja e popullsisë, kërcënohet edhe Shqipëria

Teknologji

  • Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

    Teknologjia gjermane, gati ndërtimi i anijës autonome

  • Samsung sjell frigoriferin “smart”

    Samsung sjell frigoriferin “smart”

  • Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

    Ja sa kushtoi Bugatti, thyen rekordin për çmimin më të lartë

  • Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

    Teknologjia dhe miopia, dëmet tek fëmijët

  • Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

    Teknologjia e re, tashmë do të fluturojë edhe makina

lajm-shqip.com

lajm shqip, në çdo moment pranë jush me lajmin më të fundit.
www.lajm-shqip.com

©Lajm Shqip
Lajm-Shqip.com Lajm-Shqip.com lajm-shqip.com Lajm-Shqip.com