Përveç se një lojtar i shumë i aftë në fushë, Granit Xhaka na ka treguar se është një partner shumë i mirë jashtë saj.
Ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka uruar së fundmi me fjalë zemre bashkëshorten për ditëlindjen e saj.
Granit Xhaka romantik, urimi me fjalë zemre për ditëlindjen e partneres.
Urimi i Granitit:
Gëzuar ditëlindjen zemra ime. U bëfsh edhe 100 vjeç. Zemër ti më dhe gjithçka që më mungonte, ti më qëndron pranë në çdo moment, fjalët janë të pakta për ty, por dije që të dua shummm shummm. Kjo ditë zemër është një ditë shumë speciale jo vetëm për ty, por edhe për mua. Ti je gjithçka për mua. Faleminderit Zot që më bekove me një njeri si ti. Të dua shumë bukuroshja ime dhe ishalla o Zot jemi përjetë bashkë. Të uroj me shpirt çdo të mirë në këtë botë. Të premtoj që gjithmon do jem pranë teje, si në të mirë, ashtu edhe në të keq. Gëzuar ditëlindjen ëngjëlli im.
