Gramsh/ Tenton vetëvrasjen me fotoksinë, mjekët i shpëtojnë jetën
Një 47 vjeçare ka dashur t’i japë fund jetës së saj duke u helmuar. Ngjarja ka ndodhur në një fshat të Gramshit. Ka gjetur momentin e të ndodhurit vetëm në shtëpi dhe ka pirë fostoksinë. Pak minuta më vonë, e pikasur bashkëshorti, gati pa ndjenja e të shtrirë për tokë. Falë një fqinji, që ajo është dërguar me urgjencë në spital. Informacioni vjen nga Komisariati i Policisë Gramsh.
Gramsh/ Tenton vetëvrasjen me fotoksinë, mjekët i shpëtojnë jetën
Sipas këtij të fundit, në fshatin Kabash, në banesë, është vetëhelmuar me medikamente shtetasia S. H., vjeçe 47. Ajo ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan. Mund të thuhet me ironi, se jetën e saj e çmuan më tepër bluzat e bardha, se ajo vetë. Nuk jepen shkaqet e kësaj tentative për të ikur nga kjo jetë.
Alfrida Danushi
08.12.2018