Me buxhetin e bashkisë Gramsh, po vazhdohet me ritme të shpejta rikonstruksioni i shkollës 9-vjeçare “Zeqo Dërmyshi”. Kjo, në fshatin Mashan, Njësia Administative Kodovjat. Në shkollën e Mashanit po kryhen punime, të cilat do të krijojnë kushte të përshtatshme për nxënësit. Po ashtu, dhe do të ndikojnë pozitivisht në rritjen e cilësisë së procesit mësimor- edukativ.
Gramsh- Bashkia hap “qesen” për rikonstruksionin e një shkolle fshati

Do të kryhet hidroizolimi i plotë i taracës së objektit. Dhe zëvendësimi i të gjitha dritareve e ndërtimi i tualeteve të reja. Është planifikuar rrethimi i ambienteve të jashtme, përmirësimi i oborrit të shkollës, suvatimet e pjesshme të mureve të dëmtuara etj. Këto punime do t’i japin shkollës së Mashanit një pamje krejt të re. Ky investim përfundon në muajin tetor 2018. Janë marrë të gjitha masat, që mësimi të vazhdojë normalisht në katin e dytë. Këtu kanë përfunduar punimet e planifikuara nga firma zbatuese.
Alfrida Danushi
02.10.2018