Grabitja në teatrin “Skampa” në Elbasan, arrestohet roja
Të ngjashme mund të lexoni:
Grabitja
Grabitja në teatrin “Skampa” në Elbasan, arrestohet në flagrancë roja i shërbimit, për neglizhencë në kryerjen e detyrës.
Persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin me thyerje zyrat e katit të dytë në Teatrin “Skampa”. Por, nuk kanë arritur të marrin asgjë nga institucioni.
Nga veprimet e para hetimore dhe bazuar në deklaratën e financieres së këtij institucioni rezulton se janë vjedhur rreth 4500 Euro në kasafortën e zyrës së financieres së këtij institucioni.
Dhe se kjo shumë parash ishte e saj personale, të cilat i kishte lënë për ruajtje në zyrën e saj.
Vijojnë hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Në vijim të veprimeve hetimore, specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
Sokrat Thano, 48 vjeç banues në Elbasan.
Arrestimi i tij, u bë pasi shtetasi i lartpërmendur është i punësuar pranë një firme private.
Ai ka qenë i planizuar me shërbim roje objekti pranë Teatrit “Skampa”.
Dyshohet të mos i ketë përmbushur detyrat e tij funksionale duke neglizhuar në kryerjen e kësaj detyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme.
Thano akuzohet për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Vjedhja e mbetur në tentativë”.
Për Lajm Shqip
Alfrida Danushi