Grabitet një pikë valute në Levan-Fier, persona ende të paidentifikuar kanë bërë grabitjen e rradhës në qytezën e Levanit 8 km larg Fierit.
Nga policia thuhet se kanë grabitur një shumë lekësh nën kërcënimin e armëve dhe maskave dhe janë larguar.
Deri tani nuk dihen ende rrethanat por uniformat e policisë pas marrjes së deklarimeve të para po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Në orën 18.45′ ka ndodhur grabitja dhe shuma e grabitur është 50 mijë lekë të reja. Autorët kanë qënë të maskuar me kapuc….
Dhjetë ditë parë një tjetër pikë këmbim valute u grabit në qëndër të Fierit. Në këtë pikë autorët vodhën aq sa gjetën 70 £,kurse grabitësit e Levanit “rrisin”shumën. Me 50 mijë lekë të reja janë zdukur duke përfituar dhe nga erresira e orës së grabitjes.
Për Lajm-shqip
Vlaidmir Muçaj