Gra dhe fëmijë të bllokuar:Bashkia hap rezervuarin pa lajmëruar qytetarët…
Situata e përmbytjeve në Shqipëri sa vjen e rëndohet për shkak të reshjeve të shiut, por tek City Park, mesa duket përmbytjen po e shkaktojnë personat e papërgjegjshëm.
Aktori i humorit Julian Deda, ka bërë publikë dy mesazhe të qytetarëve të cilët theksojnë se me urdhër të kryetarit të bashkisë, është hapur rezervuari që ndodhet mbi City Park, dhe ka shkaktuar përmbytjen e madhe.
Ja postimi i Dedës në Facebook:
E tmerrshme, lexoni pak zërin e qytetarëve. Alarm gjithandej.
Alarm 1.
O Jul a din gje pse nuk e thote askush, qe siper City Park ndodhet nje rezervuar uji, i cili eshte hapur qellimisht me urdher te Lali Erit sepse kane pas frike se ju shperthen prandaj eshte permbytur ajo zone. Kete ja kam thane edhe gazetarve por asnjerit s’ja mban qe ta thote.
Alarm 2.
Gra dhe fëmijë të bllokuar në makina.
Pershendetje Jul. Eshte bllokuar autostrada. Te City Park edhe krahu i rruges per te shkuar eshte permbytur. Ka shkuar 75 cm uji. Makinen time e lash u permbyt. Si un edhe 100 te tjere. Me e keqja eshte se kishte njerez, kishte pleq, gra e femije qe qanin se kane ngelur aty dhe s’po dalin nga makina. Tmerr! Nuk po bejne asgje te gjithe njerezit kan dale ne catite e makinave. Un dola nga dritarja me not, absurde. Merr 112, thone skemi info por do ju vijme. Te faleminderit o shtet qe na shkatarron cdo dite. Edhe ato cope makinash qe kemi na i la te permbyten. Mire makinat se hekura jane po ato njerez qe kerkojne ndihme kush po i ndihmon. Publikoje te lutem ta shikoje c’po ndodh.
30.11.2017