Mjetet e rënda të pastrimit dhe transportit të grupeve të emergjencës së Prefekturës dhe Bashkisë Gjirokastër kanë vazhduar ndërhyrjen për të hapurr rrugën Kolonjë–Golem. Ky aks rrugor ka qenë i bllokuar nga përmbytjet. Volume të jashtëzakonshme dherash të rënë nga shpatet e malit të Picarit vëshuan mbi këtë rrugë të pashtruar dhe e bënë atë të paqarkullushme për disa kilometra gjatësi.
Ky segmen rrugor ishte pjesa më e dëmtuar e rrjetit rrugor rural në territorin e Bashkisë Gjirokastër.
Prej datës 3 dhjetor kjo rrugë ka qënë e bllokuar dhe e paqarkullueshme për automjetete.
Ndërhyrja konsiston në largimin e dherave dhe inerteve nga trupi i rrugës dhe në sistemimin e disa pjesëve të gërryera nga përrenjtë malorë, sistemimin e tombinove dhe mbushjen me çakëll në disa vende për ta bërë këtë segment rrugor të qarkullueshëm për automjetet, tha për Lajm-Shqip nënkryetarit të bashkisë Vangjel Muço.
Ndërkaq, sipas tij, vazhdojnë punimet për pastrimin e unazës së qytetit. Gjithashtu dhe për pastrimin e baseneve të digave të përrenjve të Çullos, Granicës dhe Ficos.
Për Lajm-Shqip
E.S