Gjykatësja Alma Ahmeti, është gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët. Ndërkohë, për koincidencë, ajo është dhe gruaja e shefit të Policisë Rrugore, të Tiranës. Ndofta, kjo nuk ka asnjë lidhje, por gjithsesi, paragjykohet.
Gjykatësja e kuksianëve, është gruaja e shefit të Policisë së Tiranës…

Gjithsesi, Ahmeti është gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët. Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin sot, është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.
Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësore, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve. Ndërsa, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje. Në fillim të seancës, familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë. Ndërsa Ahmeti, ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave. Gjithsesi, më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.
Por pyetja është: A duhet ta jepte dorëheqjen nga kjo çështje, zonja Ahmeti?! Sipas ish-ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, ajo duhej të dorëhiqej. Pasi Ahmeti ka konflikt interesi në këtë çështje. Pasi, bashkëshorti i saj bën pjesë në trupën policore. Që sipas deklaratave të Erjon Ahmetit, ai dhe policia ku bënë pjesë, ishte pala e dëmtuar në këtë çështje.
Për lajm-shqip:
Leonard Xhelili