Gjykata e Krimeve të Rënda refuzon kërkesën për lirimin e Shkëlqim Mirit, i cili mbante detyrën e gjyqtarit të Apelit të Tiranës.
Gjykata nuk liron Shkëlqim Mirin nga paraburgimi
Sipas ekspertëve mjekoligjorë, Mirit nuk i rrezikohet jeta në paraburgim, siç pretendonte avokati mbrojtës.
I burgosur prej dy muajsh për korrupsion, gjyqtari Shkëlqim Miri, kërkoi sërish lirinë në Gjykatën e Krimeve të Rënda.
Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi dy ekspertë për të vlerësuar gjendjen e tij shëndetësore.
Arrestimi i gjyqtarit
Gjyqtari i gjykatës së Apelit në Tiranë u arrestua në 10 nëntor me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, me akuzën e shpërdorimit të detyrës dhe korrupsionit pasiv.
Prokuroria kishte vënë në hetim gjyqtarin pas dyshimeve se kishte marrë ryshfet 20 mijë euro për të liruar nga burgu Gentjan Dodën, i dënuarin për dy vrasje në vitin 1997.
Vetë gjyqtari ka deklaruar se paratë ishin një pjesë e një të afërmi për blerjen e një prone dhe pjesa tjetër për mbulimin e kurimeve për shkak të tumorit në tru.
29.12.2017