Paditi kreun e PD për shpifje, Gjykata rrëzon kryebashkiakun e Durrësit. Gjykata e Tiranës ka vendosur të rrëzojë padinë e ngritur nga kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako ndaj kreut të PD-së, Lulzim Basha.
Gjykata rrëzon padinë e Vangjush Dakos për Lulzim Bashën…
Dako kërkonte nga gjykata dënimin për shpifje të Bashës, në lidhje me akuzat që ka bërë kreu demokrat ndaj tij.
Basha ka akuzuar kryebashkiakun e Durrësit si të lidhur me krimin dhe bandat. Këto akuza Dako i quante shpifje dhe kishte bërë padi në Gjykatën e Tiranës.
Sot gjykata ka vendosur të mos e pranojë kërkesën e tij, duke i rrëzuar pretendimet se kreu i PD kishte shpifur.

Për Lajm-shqip
Leonard Xhelili