Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj në një deklaratë përpara mediave tha se janë ndërmarrë masa disiplinore për disa doganierë numëri i të cilëve shkon në 18.
Ajo tha se do t’iu mbahet nga rroga 1/3 për një periudhë 6 mujore.
Këto masa janë ardhur si rrjedhojë e mos respektimit të proçeduarve dhe kërkesave të përcaktuar në legjislacion.
Deklarata e plotë:
“U evidentua se në disa praktika mungojnë të dhëna mbi numrin e imazhit të skanimit dhe rezultatet e skanimit si dhe mos respektimit të procedurave dhe kërkesave të parashikuara në legjislacionin në fuqi në fushën e vjeljes së detyrimeve doganore dhe të akcizës si dhe rikuperimit me forcë të borxhit doganor. Në përfundim të kontrollit janë rekomanduar nga taks forca antikorrupsion 28 masa disiplinore pezullim nga e drejta e ngritjes në detyrë përfshirë rritjen në shkallën e pagës për një periudhë 2 vjet.
Masë disiplinore për 18 doganierë për mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë 6 muaj. Për 5 specialistë të zyrës së rikuperimit me forcë të borxhit doganor, masë disiplinore për mbajtjen deri në 1/3 e pagës së plotë për një periudhë deri në 6 muaj, si dhe vërejtje për 4 përgjegjës sektori pranë sektorit të operacioneve doganore pranë zyrave të terminaleve”,tha Gjonaj.
Visar Quni
06.03.2019