Perberesit:
gjoks pule me copeza,
kerpudha te bardha me feta,
2 thelpinj hudher,
2 luge vaj,
salce domatesh,
1/2 gote vere te bardhe,
majdanoz, spec djeges,
kripe.
Pergatitja:
Ne nje tigan hedhim vajin dhe hudhrat e pas pak shtojme kerpudhat. Pasi i kaverdisim ca, i shuajme me veren e bardhe. Kur avullon, shtojme salcen e domateve te holluar me pak uje e pasi merr vale, shtojme copezat e gjoksit te pules.E rregullojme me kripe e spec djeges dhe e leme derisa te gatuhet me zjarr te embel. Kur jane gati, e sperkasim me majdanoz te grire dhe eshte gati per tu shijuar.
04.05.2013
Burimi: ikub.al