Gjirokastriti shpallet Kampion Kombëtar i Gjermanisë në boksin amator
Boksieri me orgjinë orgjinë shqiptare Xhek Paskali ka garuar në Kampionatin Kombëtar të Boksit Amator. Ai ka arritur të shpallet Kampion i Gjermanisë.
Boksieri Xhek Paskali është djali i një familjeje shqiptare emigrante. Larguar nga Shqipëria me ikjen e 2 korrikut 1990, pjesë e grupit të emigratëve që hynë në ambasadat e disa vendeve perëndimore.
I ati i tij Artur Paskali ka qënë peshëngritës dhe akrobat.
Pjesë e Trupës Profesioniste të Cirkut të Tiranës. Ndërsa gjyshi i tij Sotiraq Paskali është një sportis dhe artist i njohur si themelues i Trupës Profesioniste të Cirkut të Gjirokastrës,
Burime informacioni nga Gjermania bëjnë të ditur se në garën e boksit amator në kuadër të kampionatit kombëtar të këtij sporti bokseri me prejardhje shqiptare Xhek Paskali mori pjesë në kategorinë gjysëm të rëndë. Mësohet se boksieri Paskali garoi në peshën 81 kg. Ai arriti të mposht të gjithë kundershtarët duke u shpallur kështu Kampion Kombëtar i Gjermanisë në këtë kategori sportive të boksit amator.
Për Lajm Shqip
Engjëll Serjani
11.12.2017