Situata emergjente nga moti i keq në Gjirokastër nga çasti në çast bëhët edhe më e vështirë.
Persona të moshuar në Gjirokastër thong se këto rreshje dhe kjo përmbytje nuk mbahet mend prej afro 50 vjetësh.
Qindra përrenj përvite të “fjetur” janë aktivizuar duke shurmuar frikshëm shkarkojnë prurje uji të trubullt në shtratin e lumit Drino.
Lumi Drino ka dalë nga shtrati dhe në zonat e banuara ka vërshuar mbi rrugën nacionale, objekte publike dhe biznese private.
Vërshimet e ujrave kanë shkaktuar bllokim të rrugës nacionale ne disa segmente të saj, ndërprerje të energjisë elektrike, vështirësi në qarkullim, rrëshqitje të dherave dhe përmbytje masive të tokave bujqësore.
Burime të pushtetit vendor dhe shtabit të emergjencave civile thonë se aksi më problematik rruga nacionale Kakavije Gjirokastër në disa segmente të saj sin ë, hyrje të qytetit të Gjirokastrës nga vërshimi i lumit Drino, në segmentit Gjirokastër-Kardhiq për shkak të vërshimit të burimit dhe liqenit të Viroit.
Kalimi i automjeteve të zakonshme është i pamundur, ndërsa mjetet e emergjencëslëvizin me vështirësi.
Engjëll Serjani
https://www.lajm-shqip.com/gjirokastrer-permbytje/amp/